Qeveria ndan 5 milionë euro për veriun

Prishtinë, 25 gusht - Qeveria e Kosovës ka ndarë pesë milionë euro për integrimin e pjesës veriore të Mitrovicës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se këto para do të ndihmojnë integrimin e veriut të vendit si dhe realizimin e projekteve të Qeverisë në atë pjesë.
Ai tha se për integrimin e pjesës veriore do të jetë pakoja e Presidentit Ahtisaari si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira.
Pas shumë investimeve të bëra nga qeveria edhe në atë pjesë të vendit, kryeministri Hashim Thaçi tha se edhe në atë pjesë do të vendoset ligjshmëria, ndërkohë që shtoi se kriminelët dhe kontrabandistët i kanë ditët e numëruara, qofshin ata shqiptarë apo serbë.
Ndryshe Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të radhës, ka shqyrtuar edhe projektligjin për persona të zhdukur, projektligjin për rezervat shtetërore të Mallrave dhe atë për ristrukturimin e Trepçës dhe përgatitjen e saj për tërheqjen e investimeve.