E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviq akuzon EULEX-in se garanton për Haradinajn

Beograd, 25 gusht – Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha sot se EULEX-i rrezikon të bëhet bashkëpjesëmarrës në pengimin e drejtësisë, duke dhënë garancione për komandantin e dikurshëm rajonal të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, nëse Tribunali i Hagës vendos për lirimin e përkohshëm të tij, raporton FoNet.

Bogdanoviq ka thënë se nuk pret që Tribunali i Hagës ta lirojë përkohësisht Haradinajn, duke shtuar se Serbia mbron qëndrimin parimor që të konstatohet e vërteta e plotë për krimet që dyshohet Haradinaj dhe kjo “nuk do të mund të ndodhë, nëse ai do të jetë në liri”.

“Me këtë potez EULEX-i u ka dërguar mesazh të hidhur familjeve të viktimave, por edhe gjithë serbëve në Kosovë”, citon EULEX-in Bogadanoviqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›