Hyseni në koordinim 24-orësh me Quintin

Prishtinë, 25 gusht - Kreu i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, tha sot se institucionet e Kosovës kanë koordinim 24-orësh me vendet e Quint-it në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin e plotë se Kosova do të ketë sukses në mbledhjen e asamblesë, e cila zhvillon punimet nga mesi i shtatorit, njësoj sikur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, raporton gazeta Express.
Sipas gazetës, ministri Hyseni paraqiti sot një informatë para kabinetit qeveritar, për përgatitjet që janë bërë për përballjen e Kosovës me draft-rezolutën, të cilën Serbia do ta paraqesë për aprovim në OKB.
Sipas tij, Prishtina është duke i koordinuar shumë mirë veprimet me vendet e Quintit, me SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë për të mposhtur përpjekjet serbe për rezolutë.
“Që nga dita kur është nisur kjo rezolutë, koordinimi është 24-orësh. Gjatë javëve dhe ditëve të kaluara ka pasur takime të rregullta të presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, në njërën anë dhe Quintit, në anën tjetër. Kjo me qëllim të koordinimit për zhvillimet në New York”.
Hyseni shprehu bindjen se veprimet dhe koordinimet kanë filluar të japin frytet e para. “Ne kemi zotime nga dhjetëra anëtare të OKB-së se rezoluta serbe do të kundërshtohet. Do të kundërshtohet pjesërisht po ashtu edhe si një nismë serbe për ta kritikuar GJND-në, sepse në thelb kjo draft-rezolutë që është paraqitur për aprovim i bën kritikë të papranueshme organit më të lartë të drejtësisë në botë”, ka thënë Hyseni, transmeton KosovaPress.
Siç dihet presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës do të udhëtojnë në një New York në prag të vendimit të mundshëm për vënien në rend dite të kësaj draft-rezolute serbe. Por sipas Hysenit, ka mundësi që kjo draft-rezolutë të tërhiqet nga Serbia ose të përpiqet që të amandamendohet.
Sidoqoftë, ai ka thënë se ka një qëndrim konsensual se Serbia nuk mund të shpërblehet nëse bën tërheqje në momentin e fundit.
Kreu i diplomacisë së Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera për përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme, siç ka thënë ai për shkak të diskrecionit diplomatik, por ka siguruar se koordinimi me pesë vendet e Quintit do të vazhdojë dhe po ashtu do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet kyç mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.