E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hebrenjtë”, emër rruge në qytetin muze

 

BERAT - Bashkia e Beratit dhe konsullata e Izraelit organizuan dje një aktivitet për nder të hebrenjve të shpëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashkia i vendosi emrin “Hebrenjtë” një rruge në lagjen më të vjetër të qytetit, “Mangalem”. Ndërsa u theksua se qyteti 2400-vjeçar nuk është thjesht një qytet muze, por ai është dëshmi e një qytetërimi të lashtë mikpritës, duke përmendur edhe hebrenjtë. Familjet e hebrenjve janë strehuar kur gjermanët u futën në Berat më 15 nëntor 1943. Për 10 muaj ata qëndruan në këtë qytet pa u zbuluar. Dje u promovua edhe libri mbi hebrenjtë në Shqipëri. Të pranishëm ishin nënkryetari i Parlamentit Neritan Ceka si dhe Ambasadorja e Izraelit Armira Arnon. Ajo zbuloi pllakën e rrugës “Hebrenjtë”, ndërsa shprehu mirënjohje për familjet që i strehuan ata.                 d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›