E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha pergjegjes per "Bulqizen"

Deputeti i PS-se, Qemal Minxhozi, akuzoi drejtpersedrejti qeverine "Berisha" si pergjegjese e tragjedive pafund ne minierat e Bulqizes. "Indiferenca e qeverise eshte pergjegjesi kryesor i tragjedise se radhes ne Bulqize. Pergjegjese per kete tragjedi jane gjithe strukturat e shtetit te cilat me heshtjen e tyre po marrin ne menyre te vazhdueshme jete njerezish", u shpreh Minxhozi gjate nje deklarate per shtyp. Po ne kete linje, Minxhozi akuzoi se "qeveria lan duart me Bulqizen duke marre persiper vetem organizimin e funeraleve dhe jo per t'i bere analize gjendjes kaotike, situates teper te renduar te kushteve te sigurise se jetes se minatoreve e cila e ka bazen tek korrupsioni galopant qe s'shfaqet ne Bulqize me tragjedite njepasnjeshme i ngjet jo nje kantieri pune, por nje Gerdeci te dyte". PS gjithnje ka kerkuar nga qeveria marrjen e masave per shmangien e tragjedive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›