Oketa, takim me kreun e Gardes se Nju-Xhersit
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, priti dje, ne Tirane, komandantin e Gardes Kombetare te Nju-Xhersit, gjeneral major Glenn K. Rieth, i cili shoqerohej nga nje delegacion ushtarak amerikan. Ky takim u zhvillua ne kuader te planit te bashkepunimit per vitin 2009, midis Shqiperise dhe SHBA. Gjate takimit, dy perfaqesuesit biseduan mbi aktivitetin me te rendesishem, i cili do te zhvillohet ne Kroaci gjate ketij muaji, dhe qe ka ne fokus te tij stervitjen e trupave ushtarake, nen siglen "Adriatik Aurora". Qellimi i ketij aktiviteti eshte planifikimi dhe zhvillimi i nje stervitjeje te perbashket ne kuader te vendeve te A3-it. Gjithashtu ata folen edhe ne lidhje me aktivitetet te cilat priten te zhvillohen pergjate vitit 2009, ne kuader te anetaresimit ne NATO dhe qe do t'i sherbejne rritjes se kapaciteteve operacionale, e pergatitjes se trupave tona per pjesemarrje ne operacionet e drejtuara nga Aleanca e koalicionit.