E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia-Begajt: Po merrni 15 here me shume se ne 2005

Zv/ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ekrem Spahia, tha te premten, ne nje konference per shtyp, se shperblimi ndaj sportisteve te talentuar shqiptare eshte 15- fishuar ne krahasim me vitin 2005. Deklarata e bere nga numri dy i Sporteve vjen menjehere pas prononcimit te kampiones se shtanges, Romela Begaj, se, nese nuk merr shperblimet, do te nderroje kombesine. "Aktualisht, niveli i shperblimeve per sportistet shqiptare eshte me i larte se disa nga vendet me te zhvilluara rajonale e evropiane. MTKRS ka mbeshtetur financiarisht projektet e ardhura nga KOKSH dhe Federatat Shqiptare qe kishin sportiste te kualifikuar ne shumen 6200000 leke. Ne vitin 2004, qeveria e asaj kohe ka akorduar per Lojerat Olimpike "Athine 2004" vetem 2325000 leke. Jane shperblyer sportistet ne shumen 18850000 leke, 15 here me shume se shperblimi per sportistet elitare krahasuar me ate para vitit 2005". Me pas, Spahia informoi lidhur me masat qe po merren per Lojerat Olimpike "Pekin 2008", ku Shqiperia do te perfaqesohet me 11 sportiste, me shume se asnjehere. "Shtate sportiste shkojne ne "Pekin 2008" te kualifikuar nga garat ne kompeticionet nderkombetare dhe kater sportiste me ftesa. "Kemi bindjen e plote se do te kemi nje perfaqesim dinjitoz te ekipit olimpik shqiptare ne "Lojerat Pekin 2008", perfundoi, numri dy i Sporteve, Ekrem Spahia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›