E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedh në plehra dyshekun 1 milion dollarësh

Tel Aviv - Një grua izraelite, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, në deklaratën që bëri në Radion Ushtarake, tha se kishte blerë një dyshek të ri për të ëmën e plakur dhe se kishte hedhur në plehra dyshekun e vjetër me 1 milion dollarë brenda në të cilën e ëma kishte mbledhur të gjithë paratë e kursyera.

“Me të mësuar se në dyshek kishte patur para, - tregon gruaja, - “vrapova tek koshi i plehrave, por shërbimi i pastrimit i kishte marrë plehrat. Fillova një kërkim të imtë për të gjetur diçka, por pa rezultat.

Autoritet thanë se çdo ditë hidhen në plehra një masë prej 2500 tonësh duke e cilësuar si të pamundur gjetjen e dyshekut thesar.

start/zaman

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›