E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit pro sanksioneve ndaj Koresë

Nju Jork - Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së, dhe Japonia me Korenë e Jugut, ranë dakord sot për tekstin e projektrezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila zgjeron sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Ky reagim vjen pas testeve bërthamore dhe programit të armëve nukleare që ka ndërmarrë shteti komunist.

“Projektrezoluta do të diskutohet në një takim të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ndërkohë që votimi pritet për të premten", shtoi një diplomat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›