Indi: Rrëzohet avioni ushtarak, 14 të vdekur
Nju Delhi - Një avion ushtarak indian është rrëzuar në kufi me Kinën dhe si pasojë kanë humbur jetën 14 persona të ekuipazhit. Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi në një zonë malore pranë qytetit Arunachal Pradesh si pasojë e motit të keq dhe pamundësisë për të shikuar larg.
Në një deklaratë për agjencinë Rojters, një nga autoritet qeveritare bëri të ditur se avioni ishte rrëzuar dhe se ishin gjetur trupat e pajetë të 14 ushtarëve që ndodheshin në të.
Mësohet se avioni po transportonte ushqim dhe ndihma sanitare për ushtarët e kufirit.
Në 1962,India dhe Kina luftuan në lidhje me një mosmarrëveshje për kufirin 3500 kilometrash në Himalaja. Megjithë marrëveshjet e firmosura për paqe në lidhje me kufirin, akoma s’është arritur një përmirësim i situatës.
Prefekti i qarkut Arunachal Pradesh deklaroi dje se do të dërgonte 50-60 mijë ushtarë shtesë në kufirin me Kinën.