E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, 27-vjecari fiton per here te dyte

Para Katedrales "Ngjallja e Krishtit" ne Korce, eshte mbajtur ceremonia e Ujit te Bekuar gjate dites se djeshme. Pas Krishtlindjes dhe Pashkes, 6 janari eshte nje prej festave me te medha te Kishes Ortodokse. Sherbesen liturgjike per kete feste e ka mbajtur vete Mitropoliti i Kishes Ortodokse ne Korce, Imzot Johani. Kryqi u hodh ne shatervanin qe gjendet perkrah Katedrales. Ashtu si dhe vitin e kaluar, personi me fat qe e kapi kryqin ishte 27-vjecari nga Korca, Olger Tona. Ne sherbesat me kete rast u thane lutje duke thirrur Shpirtin e Shenjte te vije mbi uje dhe mbi gjithe ata qe marrin pjese ne te, duke bekuar me Ujin e Shenjteruar, ku kleriket sperkaten pjesemarresit ne kete ceremoni.

D.Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›