E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedhje çekiçi, Çollaku jo në finale

Konkurrimi i kuqezinjve në Lojërat Olimpike ka vijuar dje me “Mbretëreshën e Sporteve”. 

Atleti i hedhjes së çekiçit, Dorian Çollaku ka qenë olimpisti i radhës që i ka dhënë fund Olimpiadës së Pekinit. Çollaku u rendit i 15-ti mes 16 sportistëve të grupit B dhe i 28-ti në klasifikimin e përgjithshëm duke arritur distancën 70m 98 cm. Pas tre provave atleti shqiptar nuk mundi të kualifikohej për në finale. Ky ka qenë një rezultat zhgënjyes për 31-vjeçarin, pasi vetëm pak kohë më parë ka qenë pikërisht ai që e ka hedhur çekiçin jo pak por në distancën 76.96m. Ndërkohë edhe vetë sportisti Çollaku nuk e ka pritur mirë këtë rezultat. Në hedhjen e parë sportisti shqiptar regjistroi largësinë 69.14m. Në provën e dytë olimpike fiksoi 69.84 m. Për rekordmenin kuqezi të çekiçit me 76.96 metra, rezultat i arritur në Finlandë, vetëm hedhja e tretë ka qenë paksa më e mirë se dy të parat 70.98m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›