E Shtunë, 31 Tetor 2026

Not/ Marku vendos rekord kombëtar

Notarja shqiptare Rovena Marku ka thyer rekordin kombëtar në 50 metra stil i lirë, që mbahej po nga ajo. 

Në garën e djeshme, shkodrania u rendit e pesta në baterinë e saj dhe e 58-ta në renditjen e përgjithshme të Olimpiadës së Pekinit. 21-vjeçarja regjistroi kohën 28.15 sekonda, por pa mundur të vazhdojë më tej garën. Koha e fiksuar nga olimpistja kuqezi ishte rreth 1 sekondë më shumë nga vendi i parë. Gjithsesi rezultati i arritur nga shqiptaria Marku ka qenë edhe objektivi i saj në Olimpiadën kineze përpara nisjes nga Shqipëria. Përfundimisht Marku ka përmbushur misionin primar në këto Lojëra. E para në baterinë e shqiptares u rendit notarja hungareze Paola Sharon Fajardo Siera, me kohën 27.19 sekonda. Koha më e mirë e Rovena Markut ka qenë ajo e arritur në 50 m stil i lirë në kampionatin botëror të Melburnit, 28"77, të cilin e përmirësoi dje me 28.15 sekonda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›