SHBA: Berisha i di shqetësimet tona
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi dje ndaj deklaratës së Kryeministrit, se nuk ka asnjë diplomat që të ketë shprehur rezerva ndaj qeverisë për hetimin e ngjarjes së 15 marsit në Gërdec.
BLEDAR HOTI
Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Tiranë, në një prononcim për gazetën “Panorama”, pranoi dje se “ka ndodhur një takim i diplomatëve të saj me disa gazetarë të shtypit shqiptar në të cilin janë diskutuar temat e raportuara nga shtypi shqiptar”. Zëdhënësi tha se këto probleme janë të njohura dhe se diplomatët i kanë ngritur dhe në takimet me zyrtarët shqiptarë. Ky ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë, e cila i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratat e diplomatit për situatën në Shqipëri, veçanërisht kjo pas ngjarjes së Gërdecit. Takimi i diplomatit amerikan është zhvilluar në datën 31 korrik në ambasadën e SHBA-së. Diplomati në takimin me përfaqësues të medias u shpreh se, “Shqipëria rrezikon seriozisht anëtarësimin në NATO, për shkak të përplasjeve që kanë nisur mes qeverisë dhe institucioneve të tjera, si Presidenti, KLD-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme”. Diplomati amerikan zbulon një fakt tjetër, kur Kryetarja e Kuvendit, Topalli, i ka dërguar Ina Ramës fjalimin e fotokopjuar të Mediut në Kuvend, me qëllim të orientojë hetimet ndaj Gërdecit. Kjo cilësohet si një ndikim për mënyrën e hetimit mbi tragjedinë e Gërdecit. Lidhur me Prokurorinë e Përgjithshme, përveç shqetësimeve publike që ka shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, shikohet me shqetësim fakti që Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim poshtërues ndaj prokurores, kur ajo është paraqitur të raportojë dhe ky konsiderohet sinjal i keq në Uashington. Pas kësaj ngjarjeje, diplomati amerikan ka bërë të ditur se janë shtuar përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë dhe atë votimit në zgjedhje.
Beqja: Kryeministri vijon gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij
Nënsekretari socialist për programin, Ilir Beqja, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Berisha në bilancin 7-mujor të qeverisë së tij. Beqja, i cili doli në një komunikim me mediat një orë pas deklaratave të Kryeministrit Berisha, tha se ai vijoi me gënjeshtra dhe mashtrime. Ai hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit se korrupsioni në vend vjen duke u minimizuar.
“Kryeministri Sali Berisha vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk po arrin të kuptojë që edhe sipas vlerësimit të organizmave ndërkombëtarë të specializuar, korrupsioni në vend vazhdon të rritet. Kryeministri Sali Berisha vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk po arrin të kuptojë që edhe sipas vlerësimit të organizmave ndërkombëtarë të specializuar, Shqipëria vijon të mbetet burim dhe tranzitim i trafikut të lëndëve narkotike”, tha Beqja. Për nënsekretarin socialist, tragjedia e Gërdecit ishte treguesi më i plotë i kapjes së qeverisë dhe shtetit nga trafikantët. “Kryeministri Sali Berisha vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk po arrin të kuptojë që GERDECI ishte shembulli më tipik i kapjes së tij dhe qeverisë së tij nga trafikantët e të korruptuarit dhe hetimi kapilar për këtë krim monstruoz shtetëror s’mund të jetë i plotë pa kryeministrin në listën e personave në hetim. Prandaj Sali Berisha të lërë retorikat boshe të distancimit të pamundur nga krateri vrastar i Gërdecit dhe, meqë nuk ka ku gjen kurajën për t’u zhveshur nga imuniteti, e ftojmë të heqë dorë të paktën nga tentativat për të minuar punën e Prokurorisë me projektligje ogurzeza për drejtësinë në Shqipëri”, tha nënsekretari socialist. Beqja duke hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit për suksese në investimet publike, tha se ato gjenden në nivelin më të ulët të realizimit. “Kryeministri Sali Berisha vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur dhe nuk po arrin kuptojë që në 7 muaj të vitit 2008 nuk ka qenë në gjendje të përdorë 50 milionë EURO investime publike (16% i mosrealizimit) duke përfunduar, edhe pas mbarimit të afatit zyrtar, vetëm gjysmën e rrugës Lushnjë–Fier, duke vonuar me dy vjet fillimin e punimeve në rrugën Levan–Tepelenë, apo duke vonuar me dy vjet fillimin e punimeve për terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit”, tha Beqja.