E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaga ofron 40 milionë për Sneijderin

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 20:00

Malaga nuk di të ndalet. Pasi siguroi shërbimet e lojtarëve si Toulalan, Buonanotte e Van Nistelrooy, klubi spanjoll ia ka mësyrë edhe mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.

Për futbollistin holandez klubi nga La Liga ofron 40 milionë euro, shkruajnë mediat spanjolle.

Klubi spanjoll, i drejtuar nga sheikët arabë, përkatësisht nga Abdullah al Thani nga Katari, planifikon shpenzime të reja gjatë verës për ta ndërtuar një skuadër që mund të luftojë për të luajtur në Evropë.

40 milionë euro për Sneijder nuk do të ishin pak për Interin, i cili me këto para do të kishte mundësi të investonte në lojtarë të rinj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›