Uruguai-Meksika, finalja e Botërorit U-17

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 19:30
Uruguai dhe Meksika janë kualifikuar në finale të Kampionatit botëror U-17. I pari në gjysmëfinale e mposhti ekipin tjetër jug-amerikan, Brazilin me rezultat 3-0. Golat për uruguaianët i realizuan Alvarez (20’), San Martin (72’) e Mendez (95’).
Në gjysmëfinalen tjetër, meksikanët ishin më të mirë se Gjermania, ndaj së cilës fituan 3-2, pas një ndeshjeje dramatike. Dy gola për amerikano-latinët i shënoi Gomez (3’ e 90’), ndërsa një tjetër e shtoi Espericueta (76’). Ndërkaq, për ekipin nga kontinenti i vjetër shënuan Yesil (10’) e Can (60’).