Fondi i BB, Vendorët: Qeveria të zhbllokojë fondet
TIRANE- Transferimi i fondeve të Bankës Botërore nga Bashkia e Korcës dhe Beratit drejt Bashkisë së Shkodrës ka shkaktuar reagimin e Shoqatës për autonomi vendore. Në një deklaratë për mediat kjo shoqatë bën me dije se ky transferim i fondeve nga bashkitë e drejtuara prej opozitës nuk është gjë tjetër vecëse revansh politik dhe anti kushtetues. Drejtuesit e shoqatës theksojnë se ky është një veprim i qëllimshëm të cilin qeveria e bën për të ndalur investimet në bashkitë e drejtuara prej Partisë Socialiste
“Shoqata për Autonomi Vendore i bën thirrje qeverisë që t’i japë fund bllokimit të qëllimshëm të investimeve në bashkitë e drejtuara nga opozita. Anëtarët e shoqatës janë më të vendosur se kurrë që të përdorin çdo mjet demokratik për ta frenuar këtë revansh politik të paprinciptë dhe antikushtetues që ka ndërmarrë qeveria Berisha kundër qeverive vendore dhe komuniteteve, të cilave ato ju shërbejnë. Këto veprime të qeverisë na çojnë drejt një humnere të rrezikshme për të gjithë” – theksohet në deklaratë.
Kjo shoqatë i ka bërë thirrje edhe Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri që të përdorë të gjithë eksesin e saj në mënyrë që të përfitojnë nga investimet e saj, si qytetarët e qeverisur prej së djathtës, ashtu edhe ata që qeverisen nga bashkitrë e majta.
“Shoqata për Autonomi Vendore i bën, po ashtu, thirrje Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri që të përdorë të gjithë autoritetin e saj për të siguruar akses të barabartë të të gjithë qytetarëve, të atyre që qeverisen nga bashki të djathta dhe të majta, në investimet infrastrukturore kaq të nevojshme për ta” – deklaron drejtuesi i SHAV.
Kjo shoqatë shpreh shqetësimin se qeveria Berisha ka ndërmarrë një sulm ndaj financave vendore, përfshi këtu kufizimit e tarifave, uljen e grantit, uljen e të ardhurave nga legalizimet, mohimin të së drejtës për të marrë kredi.
(m.a/BalkanWeb)