E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, Vasili: Një rini pa duhan e alkool

LEZHë- Në kuadër të nismës së marrë nga Ministria e Shëndetësisë “Për një rini pa duhan dhe pa alkool”, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore kanë organizuar trajnime me nxënësit e shkollave të qytetit të Lezhës me moton “Rini pa duhan dhe pa alkool”.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishte i pranishëm Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, Specialistë të ISHP-së, DRSH Lezhë, autoritete lokale etj. Drejtori i DRSH Lezhë Pashk Gjoni shprehu optimizëm se kjo fushatë sensibilizuese do të japë efektet pozitive në edukimin shëndetësor tek të rinjtë, për një shëndet më të mirë. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili theksoi se “Rinina lezhjane është një rini vitale, dhe që jeton në mënyrë të shëndetshme, duke iu kërkuar atyre të shpërndajnë mesazhin sensibilizues për një rini pa duhan dhe alkool.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›