Dhunohet kreu i PS në Mallakastër, Lutaj: PD të distancohet
TIRANë- Kreu i Partisë Socialiste në rrethin e Mallakastrës Pajtim Ismaili është kërcënuar dhe dhunuar fizikisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të LSI. Sipas deklaratës së deputetit socialist Pirro Lutaj, që në emër të PS denon sulmin, Pajtim Ismaili është goditur sot dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë në Mallakastër duke kryer denoncimin ndaj agresorëve. Lutaj thekson se sulmi ndja tij është bërë për motive të pastra politike, pasi një ditë më parë banorët e komunës Fratar kishin dalë në protestë.
“Sot, në një reagim të shëmtuar e primitiv të Partisë Demokratike ndaj protestës së banorëve të komunës Fratar, Kryetari i Partisë Socialiste për Mallakastrën Pajtim Ismaili është kërcënuar e më pas goditur nga Besnik Murati dhe Gentian Dervishi, të dy këta njerëz të nxitur nga kryetarja e komunës Fratar, Sabire Hoxha. Aktualisht këto momente që po flas strukturat e Partisë Socialiste në Mallakastër e Fier ndodhen në ambientet e komisariatit te policisë Mallakastrës, në mbështetje të kolegut të tyre i cili po kryen denoncimin përkatës.” – deklaroi Lutaj.
Deputet i qarkut të Fierit, Pirro Lutaj i bëri thirrje PD dhe Sali Berishës të distancohen nga këto akte jo demokratike, që kërkojnë ti mbyllin gojën opozitës dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe këtu përjashtimet nga parlamenti të deputetëve të Partisë Socialiste, si dhe vrasjen e deputetit Xhindi.
“Fakti që në asnjë rast, Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk janë distancuar nga këto akte që nuk kanë vend në një demokraci, fakti që këto sulme janë nxitur nga zyrtarë lokalë e partiakë të partisë në pushtet, flasin qartë se këtu bëhet fjalë për një fushatë dhune e kërcënimesh që po ushtrohet nga partia e Sali Berishës kundër opozitës shqiptare. Në i bëjmë thirrje Sali Berishës që të heqë dorë nga këto tentativa të kota për të trembur e për t’i mbyllur gojën opozitës, qoftë me përjashtime nga parlamenti, qoftë duke goditur e dhunuar përfaqësuesit e saj. Kjo sjellje primitive shton vendosmërinë e Partisë Socialiste për të protestuar deri në largimin e Sali Berishës i cili nga dita në ditë po e con demokracinë shqiptare drejt greminës” – theksoi Lutaj.