E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heldi Kraja, Unë kompozitori i artistëve të rinj

Autori i Lajmit: red.
Heldi Kraja, këngëtari dhe kompozitori i disa këngëve tregon “thesaret” që ka ruajtur për shumë vite në raftet e disqeve të veta, këngë të papublikuara ndonjëherë. Kompozitori Kraja rrëfen për gazetën kompozimet për këngëtarët e rinj, për grupin e parë shqiptar të krijuar nga ai “The Fish”.
Heldi Kraja, së bashku me Bojken Lakon, krijuan grupin e parë shqiptar me emrin “The fish hook” dhe prodhuan në vitin 1993 albumin e parë të titulluar “King of Beers” me një shitje prej 5000 kopjesh. Heldi e filloi karrierën e tij artistike në fillim të viteve 90 me një muzikë që ishte më tepër një rrok i pastër - neë ëave- dhe një prirje e muzikantëve të rinj të periudhës postkomuniste. Tashmë ai vlerësohet për muzikën e pastër, për traditën e muzikës pop dhe rock në Shqipëri.
Çfarë është duke punuar Heldi Kraja aktualisht?
Aktualisht jam duke punuar për Top-Fest-in. Janë disa këngëtarë, këngëtarë të mirë, që po konkurrojnë në këtë festival me këngë të punuara nga unë. Është Besi, i cili e ka prezantuar këngën tashmë, është një baladë pop-rock. Një këngë tjetër të punuar nga unë do ta këndojë një vajzë, e cila ka kënduar për herë të parë në Star-Akademi dhe quhet Uendi. Kam punuar edhe një këngë tjetër për Rezarta Smajlin. Ajo ka kënduar tek “Ethet”. Realisht kam punuar vetëm për këto këngë. Në fakt kam punuar gjithashtu edhe një këngë, të cilën e kam kënduar vetë dhe ka pak kohë që është lançuar në radio. Kjo këngë quhet “Balada e Plakut të Vitit të Ri” dhe është publikuar për publikun gjatë periudhës së Vitit të Ri dhe flet për simbolin e Vitit të Ri, flet për përrallën që jemi mësuar që të vegjël që ta dëgjojmë, që plaku i Vitit të Ri është personi që të realizon ëndrrat. Kështu na kanë thënë prindërit kur ishim fëmijë, “fli gjumë se kur të ngrihesh në mëngjes Babagjyshi i Vitit të Ri do të t i ketë plotësuar dëshirat dhe do t i gjesh ëndrrat e realizuara”. Për këtë lloj teme flet kjo këngë. Kam punuar gjithashtu për muzikë “live”, sepse gjatë verës ne këndojmë “live”. Po zhvillojmë prova gjithashtu me Bojken Lakon, Fabian Asllanin, pasi do të realizojmë disa koncerte gjatë verës.

Disa nga këngët tuaja, si bashkëpunimi me Mr. Elvis etj. vazhdojnë të dëgjohen edhe sot dhe janë këngë që pëlqehen ende, i kanë rezistuar kohës….
Në fakt bashkëpunimi me Mr. Elvis ka 5 apo 6 vjet që është bërë. Nuk di ç të të them lidhur me këtë, për rezistencën e këngëve në kohë. Kjo është diçka që e vlerëson vetë publiku. Në momentin që këngët dëgjohen kjo do të thotë që janë punë të mira.

Jeni një nga anëtarët e grupit “The Fish” bashkë me Bojken Lakon, Fabian Asllanin…. Na tregoni pak për grupin.
Grupi “The Fish” është një simbol që e mbaj unë, jo Heldi Kraja. Në fakt në fillim unë kisha një grup timin që quhej “The Fish”, ndërsa Bojken Lako ka pasur një grup që quhej “The Hook”. Më pas bëmë një grup të përbashkët që e quajtëm “The Fish Hook”, ku ishim unë, Bojkeni edhe dy kitaristë të tjerë. “The Fish” ka mbetur si simbol i grupit tim të parë.

Jeni krijues këngësh, duke filluar që nga tekstet, kompozicioni etj. Çfarë e stimulon frymëzimin e Heldit apo çfarë realisht e frymëzon krijimtarinë tuaj?
Përgjithësisht, frymëzimi është diçka që të vjen deri diku edhe pa e kuptuar. Nuk është se frymëzimin e bëjnë gjërat e mëdha. Në fakt edhe gjërat e vogla janë frymëzuese, ndoshta më frymëzuese se të mëdhatë. Unë mundohem që të trajtoj gjërat e vogla, të cilat njerëzve mund t u duken shumë banale por që jeta është e krijuar nga gjërat e vogla që bëjnë një të madhe.

A keni dedikuar ndonjë këngë, apo ndonjë tekst që keni krijuar mund të përbëjë subjektin e një ngjarjeje që ju ka ndodhur realisht?
Nuk është se bazohen tamam në histori të miat personale, por gjithsesi, çdo njeri, çdo thënie e një njeriu është e lidhur me shumë njerëz të tjerë. Nëse do të vësh re, historia e një njeriu përputhet me historinë e x% njerëzve. Unë kështu mendoj.

Na tregoni disa nga projektet tuaja? Çfarë planesh ka Heldi Kraja?
Për të ardhmen kam plan që të nxjerr një disk me përmbledhje këngësh që janë të miat. Mund të jenë 6 apo 7 këngë të reja dhe së bashku me to edhe këngë që janë të vjetra, por që janë të padëgjuara për publikun.

A këndoni “live” nëpër club-e në Tiranë?
Gjatë verës këndojmë “live” me grupin, siç e thashë edhe më parë.

Kohët e fundit tendencat e të rinjve janë kthyer drejt muzikës pop-rock apo edhe rock. Çfarë mendoni se e ka sjellë këtë ndryshim tek të rinjtë shqiptarë?
Unë mendoj se ky ndryshim ka ardhur nga vetë zhvillimi. Por në fakt kjo gjë përputhet edhe me shijet muzikore. Edhe unë kam nisur tashmë të krijoj muzikë më potente se më përpara.

Si e shikoni ju gjendjen e muzikës aktualisht?
Për këtë nuk di se çfarë të them. Janë disa të rinj dhe ka shumë grupe të reja që mundohen që deri diku të ndërtojnë atë mentalitetin e përbashkët për muzikën. Por për gjendjen e muzikës nuk di çfarë të të them…Nuk është puna që të gjithë po bëhen këngëtarë, sepse kjo ka të bëjë me një këndvështrim që nuk është vetëm ky mentaliteti, që është bërë ai pse mos të bëhem edhe unë, ky është i gabuar. Mentaliteti tjetër që ne të prodhojmë art, të punojmë me muzikë nuk është i keq, është diçka pozitive.

Ky lajm është publikuar: 18/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›