E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Zogbit dhe Gani Bobit sondazhe dhe nga IPR-ja italiane

Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e 28 Qershorit sjellin një tjetër kompani ndërkombëtare në Shqipëri për të realizuar sondazhe. Paz Zogbit dhe Gani Bobit, votuesit shqiptarë do të pyeten dhe nga “IPR marketing”. Kjo kompani në bashkëpunim me Ora Neës do të kryejë 4 sondazhe dhe një exit polls. Në datat 15 prill, 15 maj, 15 qershor dhe 25 qershor, IPR Marketing dhe televizioni Ora Neës do të publikojnë rezultatet e sondazheve të kryera, kjo shoqëruar me transparencën maksimale për metodologjinë e përdorur. Për herë të parë realizohet shtrirja e sondazhit në të 12 qarqet e vendit, duke përfshirë të gjitha partitë politike dhe koalicionet në garë. Gjithashtu, numri i personave të pyetur do të jetë më i madh se 1000, numër i përdorur nga kompani të tjera sondazhesh. Publikimi i këtyre rezultateve do të shoqërohet me numrin e saktë të personave të pyetur, vendin ku u zhvillua sondazhi, pyetjet e bëra, intervistat e punonjësve të angazhuar për sondazhin. Pas 4 sondazheve, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme legjislative, më 28 qershor, IPR Marketing dhe televizioni Ora Neës do të realizojnë exit pollin. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit do të jepet dhe rezultati.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›