E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, LSI: “Berisha t i përgjigjet kërkesës për mocion debati”

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon kryeministrit Berisha t i përgjigjet kërkesës së saj për një mocion debati në Parlament mbi krizën ekonomike. Dritan Prifti tha se kjo çështje duhet të jetë në krye të axhendës së një kryeministri. "Ne pothuajse para tre javësh kemi depozituar në Kuvend zyrtarisht një mocion me debat për kryeministrin Berisha për situatën ekonomike në vend dhe për mënyrën e përballimit të krizës që ka kapur Shqipërinë sot. Kriza financiare globale, e cila është kthyer në një krizë ekonomike për gjithë shqiptarët. Vazhdojmë të jemi shumë të shqetësuar për këtë, dhe jemi të shqetësuar, sepse ka kaluar afati kushtetues me të cilin Kryeministri duhet të paraqitet në Kuvend për të bërë këtë debat me opozitën”, - nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti. Ai ngriti gjithashtu shqetësim lidhur me faturat tepër të larta të energjisë elektrike, me të cilat po përballen qytetarët në muajt e parë të këtij viti. Me këtë rast, ai kërkoi nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, si dhe nga drejtues të OSSH-së dhe KESH-it, që të dalin në një debat publik për të sqaruar qytetarët lidhur me këtë situatë.

Ky lajm është publikuar: 18/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›