Pse shtangu Nexhmija, kur Enveri i propozoi per martese Nga Blendi Fevziu
Nje trupe kronistesh britanike kane filmuar hyrjen triumfale te Qeverise se Enver Hoxhes ne Tirane. Nuk ka asnje dyshim qe ne biografine politike te ketij te fundit ky eshte momenti me i lavdishem. Ajo ishte dhe mbeti dita me e madhe e tij, nje dite, qe ai nuk e arriti me kurre, as atehere kur ishte ne kulm te pushtetit dhe nderohej si perendi. Ate mengjes te 28 nentorit 1944 Enver Hoxha ishte njeriu i shpreses. Shumica e popullsise besonte tek ai, shpresonte. Dhe askush me shume se ai ne historine e Shqiperise nuk e rrenoi dhe nuk e shperdoroi shpresen dhe besimin qe te tjeret paten. Shume vite me pas,
kur eshtrat e Hoxhes u zhvendosen ne varrezen komunale te Tiranes, familjaret i vendosen mbi varr foton e bere ne nentor te 1944-es. Ata e kishin kuptuar edhe vete se ajo ishte dita me e lavdishme e tij. Por edhe dita, pas se ciles fillonte ngritja e nje Tirani dhe rrenimi i nje shprese. Mbasditen e 28 nentorit 1944, kur parada entuziaste mbaroi,
Qeveria e re e nisi punen me nje gjest jo te zakonshem per regjimin komunist: organizoi nje ballo ne hotel "Dajti", ne mjediset e te cilit qene vendosur anetaret e Qeverise. Enver
Hoxha qendronte ne suiten nr. 5, ne katin e dyte: suita me e madhe e Hotelit, me nje dhome ndenjje, dhomen e gjumit dhe nje tarrace qe binte mbi bulevard. Ne tarrace qendronte nate e dite nje roje, partizan i Batalionit Special. Ne ballo kreu i Qeverise u paraqit per here te pare publikisht me te fejuaren e tij. Vajze e re nga nje familje dibrane e
ardhur ne Tirane nga Manastiri - sot qytet ne Maqedoni - ne vitin 1928, quhej Nexhmije Xhuglini dhe ishte shkolluar ne institutin mbreteror "Nena Mbretereshe", institucioni mesimor femeror me prestigjioz ne vend. Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qene njohur me 23 nentor 1941, vetem dy jave pas themelimit te PKSh, ne mbledhjen themeluese te Rinise Komuniste. Ne kujtimet e saj Nexhmije Hoxha shkruan se e
ka pare Hoxhen nga larg qe ne demonstraten e 28 tetorit 1941 ne qender te Tiranes:
"Aty pashe nje burre trupmadh, qe dallonte nje koke mbi te rinjte qe e rrethonin, te shkepuste me force nje te ri nga duart e nje milici. Cili qe valle? Prane meje u ndodh Meli Dishnica, e motra e Esat Dishnices, e cila nuk linte demonstrate pa marre pjese. E pyeta:
Kush eshte ai? Me tha se ishte nje profesor nga Korca, qe e kane pushuar nga puna dhe tani ka ardhur ne Tirane, shet cigare ne nje lokal ketu afer. Si e quajne? e pyeta. E quajne Enver Hoxha, me tha". (1) Enver Hoxha duket se nuk e ka fshehur simpatine per militanten e re komuniste qe nga takimi i tyre i pare dhe ne ato te mepasme neper bazat ilegale te Tiranes: simpati qe vajzes se re i kishte rene ne sy mjaft mire. 57 vjet me pas Nexhmije Hoxha pershkroi ne kujtimet e veta ate dite te vitit 1942 kur, ne nje baze ilegale prane Gjimnazit te Tiranes (gjimnazi i sotem "Qemal Stafa"), Enver Hoxha i propozoi martesen. Baza ku strehoheshin vetem te dy ishte marre me qera per Hoxhen nga miku i tij i afert Syrja Selfo. Ky i fundit u be mbeshtetesi me i madh financiar i Hoxhes dhe i familjes se tij gjate Luftes, me sa deshmon vete Hoxha ne kujtimet: "Syrjain e kisha shok te mire, me te cilin bisedoja shpesh dhe me kishte kuptuar. Ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antiitalian, antifashist. Mua vecanerisht me donte sinqerisht dhe une po ashtu. Syrjai e ndihmoi Luften sa mundi. Dy shtepi qe zuri me
qira na i vuri ne dispozicion te punes sone ilegale. Jepte ndihma ne te holla per Luften tone dhe mua personalisht gjate Luftes me ka ndihmuar shume, po ashtu familjen time kur dola ne ilegalitet". (2) Pikerisht ky mik i tiji, Syrja Selfo, ne vitin 1946 do te arrestohej per "komplot kunder pushtetit popullor" dhe do te denohej me pushkatim. Ne kujtimet e tij, ne librin "Kur hidheshin themelet e Shqiperise se re", Enver Hoxha sqaron se pushkatimi i Selfos qenkesh nje intrige e kurdisur nga Koci Xoxe dhe se ai e paskesh dhene urdhrin per ekzekutim pasi ky i fundit i paskesh deftuar deponimin e Selfos me firmen e tij. Per fatin tragjik, Selfo kishte qene krejtesisht i pafajshem. 40 vjet pas pushkatimit te tij Hoxha shprehu keqardhje: mbetet ndoshta keqardhja e vetme e tij ne gjallje. Nexhmije Hoxha, ne kohen tone, e deshmon keshtu momentin kur Hoxha i propozoi martesen: "Nderkohe qe une isha me shpine nga ai duke pergatitur kafene,
Enveri ia pati qe andej ku po rrinte: "E di Nexhmije, meqe s'po kupton gje ose po ben sikur s'kupton, po ta them cope: DUA TE MARTOHEM ME TY!" Une ngriva, nje propozim i tille, i thene kaq bram, me ra si bombe ne koke". (3) Pak dite me pas vajza e re, e vendosur per zgjedhjen e saj, e organizoi diten qe te shkonte ne bazen ku ndodhej Enver Hoxha. Vajtja atje ishte per t'i kthyer pergjigje propozimit te tij, sic deshmon ne kujtimet, ne po ate menyre. "I thashe: "U thye fronti i rezistences sime, u dorezova!" Kjo i erdhi aq e papritur sa per nje moment mbeti si i hutuar dhe sikur me pyeste me sy: "E degjova mire"? "Po, po, - i thashe duke qeshur, - une u dorezova!" (4) Ishte viti 1942: Hoxha dhe Xhuglini do te jetonin edhe dy vite ne ilegalitet, shpesh me ndarje disamujore. Deri ne vdekjen e Hoxhes ne prill te 1985-es ata jetuan se bashku plot 43 vjet. Roli i zonjes Hoxha eshte padyshim nder me te diskutuarit dhe misteriozet ne jeten e liderit komunist. Vete ajo, ne nje interviste te vitit 1995 kur gjendej ne burgun e Tiranes, ka
deshmuar se ne histori i eshte veshur nje rol qe nuk e ka luajtur kurre. "Une nuk kam luajtur asnje rol ne vendimmarrjen e Enverit, me perjashtim te kohes qe ai ishte semure dhe une ua komunikoja porosite e tij shokeve". (5) Nusja e djalit te vogel te liderit komunist, Liljana Hoxha, deshmon te kunderten: "Pika me e trishtueshme ne historine e Shqiperise eshte kjo ceshtje. Si cift une do ta kisha vene doren ne zjarr per shume vite me radhe se nuk kishte grua me te mire per Enver Hoxhen. Perkushtimi, devotshmeria ndaj tij edhe per gjera me te vogla te benin te mendoje kete. Une thoja qe eshte pak e zorshme qe nje grua te vigjiloje mbi burrin e saj sic bente ajo. Por me vone kuptova qe ajo ishte mbajtje nen kontroll dhe dualizem ne te keqe dhe ne te kundert te tij, nen aspektin e nje gruaje qe i sherben burrit, por qe eshte me e afte se aq, ndoshta me e afte se ai". (6) Duke iu referuar rolit te se vjehrres, Liljana Hoxha shton: "Dualizmi ishte i shume formave, ishte i tmerrshem kur flitej ne emer te Enver Hoxhes. Ajo ishte e tille. Per shembull, kur thoshte: "Tha Enveri keshtu", "Tha Enveri ashtu". Percaktonte vullnetin fiktiv ne Komitetin Qendror, ne Kryeministri etj.". (7) Ne te vertete lidhja e Nexhmije Hoxhes me te shoqin duhet te jete bere shume me e forte pas infarktit qe ai kaloi ne vitin 1973. Kjo duket ne vitet qe pasuan, nese u referohesh shenimeve te Hoxhes ne ditarin e tij: "E hene, 5 tetor 1981. Nexhmijen e kam ca semure dhe, kur semuret ajo, jam edhe une i semure. Kur ajo eshte mire, edhe une ndjehem mire". (8) Ajo qe bashkon shume deshmitare dhe njerez qe i kane njohur eshte fakti qe zonja Hoxha ishte pa dyshim nje grua e ashper, e afte te kryente cdo krim dhe ta thellonte paranojen qe Hoxhes i theksohej me shume sa me teper pushtet fitonte. Ka shume vete qe thone se vajza e re u deformua me kalimin e kohes, nga ndikimi i pushtetit, joshjes te se cilit shume pak vete ne histori kane arritur t'i rezistojne. Mirepo ne nje leter qe i dergon Hoxhes ne vitin 1944 vajza e re deshmon karakteristikat e nje shpirti kriminal dhe nje rol prane Hoxhes qe padyshim do te kete qene nder me negativet. Eshte letra e 14 tetorit, ne te cilen vajza e re me pseudonimin "Delikatja" i ankohet "te fejuarit" te saj per mosbindjen e s shokeve te Qarkorit te Tiranes (Gogo Nushi, Ymer Dishnica, Nako Spiru) per te vrare zbatuar urdhrat e tij per te vrare Anastas Plasarin dhe "shoke" te tjere: "Per te gjitha ato qe me porositet, per kontrollin dhe spastrimin e disave une ua komunikova shokeve. Sic te ka shkruar Deti [Nako Spiru], ata nuk jane te mendimit qe vendosem atje. Ata s'kane besim qe ta kem raportuar drejt ceshtjen e Anastas Plasarit e te tjereve. Prandaj hezitojne se mos bejne nje veprim te padrejte. Megjithese s'me pelqen te pergjigjem per akuza te vogla, por nuk kam qene une qe kam vendosur te sjellin Anastas Plasarin atje [...] Delikatja". (9) Ne vitin 1942 cifti i ri u vendos ne banesen e familjes Omari, kunatit te Enver Hoxhes. Nexhmije Hoxha e deshmon keshtu ne kujtimet e veta viziten e pare ne familjen e kunates, ne nje shtepi ne rrugen e Bamit (sot rruga "Qemal Stafa"), ngjitur me shtepine e prefektit te Tiranes Qazim Mulleti: "Me tha: "Kjo eshte dhoma ku rri e punon Enveri, kur vjen ketu. Tani eshte edhe tendja. Rrini ketu, bisedoni e punoni. Per naten do te bie nje dyshek per ty, kurse Enveri fle me djemte e mi"". (10) Me tej zonja Hoxha sot tregon: "Ate nate zbrita poshte, ne katin e pare dhe me njohen me te zotin e shtepise, Bahri Omarin. Ai te jepte pershtypjen e nje intelektuali, qofte ne menyren sesi mbahej, qofte ne sjelljen e tij dhe ne
bisede. Dukej se e donte dhe respektonte te shoqen perderisa pranonte te strehonte vellane e saj komunist dhe te fejuaren e tij...". (11) Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qendruan, me shkeputje te herepashershme afro 8 muaj ne shtepine e familjes Omari. Vete Bahri Omari u angazhua me forcat nacionaliste dhe ne vitin 1944 pranoi detyren e ministrit te Puneve te Jashtme ne Qeverine e kryeministrit Rexhep Mitrovica. Nuk dihet
se si kane qene marredheniet e tij me Hoxhen ne ate kohe: a ka pasur ndonje bisede ose sherr mes tyre. Hana Kelcyra, vajza e Ali Kelcyres, e kujton keshtu takimin e fundit te te atit me Bahri Omarin, takim ne te cilin ajo ka qene e pranishme, dhe biseden mes tyre:
"-Bahri, cfare do te besh, e pyeti babai?
-Rruget e emigrimit nuk i marr me, - iu pergjigj ai.
-Po cfare do te besh?
-Do te rri ketu, u pergjigj Omari.
-Bahri, ti je i kompromentuar me italianet, si do te rrish? i tha babai.
-Une kam fshehur Enver Hoxhen, iu pergjigj ai, dhe ai me ka siguruar qe pozite nuk mund te siguroj ne qeveri, por te rrish si privat mundesh". (12) Nuk dihet se sa e vertete ka qene kjo bisede mes Omarit dhe Hoxhes, por ky i fundit, qe ne nje radiogram te dates 29 shtator 1944, drejtuar Gjeneral Dali Ndreut, shprehet me perbuzje per kunatin, njeriun qe e kishte strehuar dhe ndihmuar ne dite te veshtira, sic e deshmojne pothuaj te gjithe ata qe e kishin njohur, sidomos edhe per vete te fejuaren e tij, Nexhmijen. Ja teksti i radiogramit, i bere publik vetem ne vitin 2004: "Date 29/IX/1944. Gjeneral Daliut.
Per sa u perket Bahri Omarit me shoke mos qendroni as pak ne thirrjen e bame vecanerisht. Ato hyne ne kategorine e horrave te tjere. Enver". (13) Fati i Bahri Omarit do te ishte tragjik: ai u arrestua bashke me 60 figura te tjera te rendesishme te jetes politike dhe publike shqiptare ne nentor te vitit 1944 dhe doli perpara Gjyqit Special, nje prej gjyqeve te para te diktatures komuniste, me 15 dhjetor 1944. Ne listen prej 60 personalitetesh perfshiheshin nenshkrues te Aktit te Pavaresise se Shqiperise me 1912, ishkryeministra, ish- kryetare te Parlamentit shqiptar, ish-ministra, shumica prej tyre te diplomuar ne Evropen perendimore. Por, pa asnje dyshim, pothuajse te gjithe te implikuar si bashkepunetore te pushtuesve: pa e ditur shkakun dhe pa u hyre justifikimeve, ata qene shnderruar ne kolaboracioniste. Prokuror i ceshtjes ishte Bedri Spahiu, ndersa kryetar i Trupit gjykues zevendeskryeministri, gjeneral-lejtenant Koci
Xoxe, nje njeri me shkollim fillor, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: nje ish-toger i degraduar dhe i cmobilizuar i Ushtrise mbreterore qe ne vitin 1935, pa kurrfare formimi juridik dhe njohje te ligjeve. Gjyqi u zhvillua ne kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombetar"), ndersa mijera vete e ndiqnin ate neper rruge nga altoparlantet qe qene vendosur kudo ne Tirane. Vendimi u dha me 13 prill 1945, ora 10.00. 17 veta u denuan me vdekje, te tjeret me burg nga 20 deri ne 30 vjet. Vetem 5 veta u liruan. Midis te denuarve me vdekje ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhes. Ai kishte besuar deri ne fund se jeta do t'i kursehej. Kete ia kishte perforcuar edhe me shume dhurata qe kishte marre me 31 dhjetor 1944: ne qeline e tij ne burgun e Tiranes kishin mberritur tri racione bakllava derguar nga nusja e kunatit, Nexhmije Hoxha, si urim per vitin e ri dhe per martesen me gjeneral-kolonel Enver Hoxhen. 4 muaj me pas po merrte nje dhurate te dyte: denimin me vdekje. Bahri Omari mori denim kapital edhe pse shume te tjere, qe kishin mbajtur funksione me te rendesishme, si kryeministri i fundit Ibrahim Bicakciu, u denuan vetem me burgime te gjata. Denimi i tij te ben te mendosh se ishte gjesti i pare qe shpallte simbolikisht se regjimi i ri nuk do te tregohej tolerant ndaj asnjerit prej kundershtareve te tij, qofshin edhe njerez te afert te drejtuesve te tij, sic ishte kunati i Enver Hoxhes, njeriu qe e kish ndihmuar kaq shume ne vitet e studimeve ne France dhe gjithnje me vone. Bedri Spahiu, shok klase i Enver Hoxhes, Prokurori i ceshtjes ne fjale, njeri prej "duarve te forta" te regjimit qe do te perfundonte edhe vete ne burg per 30 vjet me radhe. Me 1991 ai u be nder te paktat figura te atij regjimi, te ndeshkuar ose jo, qe shpreh publikisht pendimin per ate qe ndodhi. Ne nje leter te hapur te botuar ne gazeten "Republika" me 6 qershor 1991 me titullin "Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun", shprehej: "Dy here Enver Hoxha ka caktuar prokuror te gjyqeve me te rendesishme historike te vendit tone nje injorant te fushes se drejtesise si Bedri Spahiun. Heren e pare si Prokuror te Gjyqit Special, per te denuar te ashtuquajturit armiq te popullit dhe heren e dyte prokuror te gjyqit te Koci Xoxes. Sot ndjehem i turperuar qe kam luajtur rolin e Prokurorit te atyre gjyqeve. Komunistet e dine kengen qe kendonte populli ate dite te zhvillimit te gjyqit: "Tradhtaret porsi miu/ i denoi Bedri Spahiu". Sot une do te thoja: shume lavdi per njerez te palavdishem!" (14) Bedri Spahiu e kujton keshtu momentin kur Bahri Omari dhe 16 te denuarit e tjere u pushkatuan: "Kur komandanti i skuadres se pushkatimit dha urdher, nje levizje u pa ne rreshtin e te denuarve, te cilet i kthyen krahet tytave te armeve, sic kish urdheruar komandanti. Vetem nje njeri pati guximin t'i kundervihej urdhrit: "Jo, askush nuk duhet t'i ktheje krahet nga tytat, pasi pas shpine vriten vetem tradhtaret. Kete do ta vertetoje historia". Ky ishte Bahri Omari, nje burre i zgjuar dhe patriot". (15) Te 17 te denuarit u varrosen ne nje grope anonime, per t'u zbuluar rastesisht 60 vjet me pas, ne nje lagje ne periferi te Tiranes. Mbi te ishte ngritur edhe nje shtepi. Amaneti i vetem i shumices se tyre kishte qene te mos t'u prekeshin familjet. Ne te vertete familjet e te gjithe atyre, me perjashtim te asaj te Omarit, bene vite te gjata burgje dhe internime ne vitet e komunizmit. Hana Kelcyra kujton se Ali Kelcyra, Mit'hat Frasheri dhe Faik Quku ndodheshin ne Kampin e Barletes kur moren vesh lajmin per ekzekutimin e mikut te vjeter: "Po ate dite qe neve kemi qene ne kamp, degjonim radion, e kishim radion ne tavoline, kur degjuam se e pushkatuan. Dhe e marr me mend, babai mbushi syte me lot, u ngrit nga tavolina, s'kishte ku te shkonte, se ishte ne nje kamp, por dy ore neve nuk e kemi pare". (16) Por denimet e Gjyqit Special nuk ishin te vetmet. Per 5 vite me radhe regjimi komunist u mor me pastrimin e pjeses me te madhe te personaliteteve qe kishin ndikim ne popull ose
qe shprehnin rezerva per menyren sesi regjimi po ndertonte pushtetin e tij. Pak kohe pasi Qeveria qe instaluar ne Tirane u arrestuan 15 vete te nje grupimi qe quhej "Grupi Bashkimi Demokrat". Ishte iniciativa e nje numri intelektualesh, kryesisht te majte, qe kishin vendosur te krijonin nje parti socialdemokrate, me te cilen do te paraqiteshin ne zgjedhjet. Grupi u cilesua "i nxitur nga reaksioni". 8 vete u denuan me vdekje, 7 te tjere me denime te renda deri ne 30 vjet burg. Midis tyre edhe nje grua, Musine Kokalari, vajza e nje avokati te pasur. njera nder femrat me te shkolluara, te bukura e te emancipuara te Shqiperise, autore e tre librave te suksesshem ne vitet e fundi te Luftes.
Dy vellezerit e saj, Muntaz dhe Vejsim, qene pushkatuar pa gjyq, pa asnje akuze, edhe pse nuk qene perfshire ne politike, ne bodrumet e hotel "Bristolit" me 12 nentor 1944, ur Enver Hoxha nuk kishte hyre ende ne Tirane. I treti, Hamiti, shok klase per shume vite i Hoxhes, kishte shpetuar per nje arsye te thjeshte: naten ku i moren dy vellezerit, ai dergjej ne shtrat i semure me ethe te renda dhe partizanet nuk e bartnin dot. Qendrimi ne gjyq i Musine Kokalarit qe mbreselenes. Ajo deklaroi: " Nuk kam nevoje qe te jem komuniste per ta dashur vendin tim! Une e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Une e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luften, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata qe kane mendime te ndryshme politike nga ato tuajat. Une mendoj ndryshe nga ju, por une e dua vendin tim. Ju po me denoni per idete e mia. Une nuk kerkoj falje, sepse une nuk kam bere asnje faj!" (17) Vajza kaloi 18 vite neper burgje. Pas lirimit u internua ne Reshen, ku do te plakej duke punuar si fshesare rrugesh. Jetoi atje, e vetme dhe e refuzuar nga komuniteti, por shume krenare, derisa vdiq nga kanceri ne vitin 1983. Ne ditet e lengimit te rende Musine Kokalarit i ishte mohuar edhe ndihma mjekesore, cfare e detyroi qe nje jave perpara vdekjes te shkruante ne fletoren e saj te shenimeve: "Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individe, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk e di c´domethene familje. Ndoshta do te ishte mire te kisha mbyllur syte njehere e pergjithmone. Keshtu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithe gjendjen tragjike...". (18) Diten e vdekjes operativi i Sigurimit te Shtetit per Rreshenin thirri ne zyre fqinjin e saj, nje i moshuar edhe ai i persekutuar: e porositi se, nese ai ose dikush tjeter do te merrnin pjese ne varrim, do te arrestoheshin. Ajo u percoll e vetme: pas
karroces me arkivolin e saj ecnin vetem dy varrmihesit e "sherbimeve komunale". Pas viteve 1990 raporti i Hoxhes me Musine Kokalarin dhe ndeshkimi i saj jane diskutuar shume. Eshte shkruar madje qe ajo te kete refuzuar nje propozim per martese te Hoxhes ose qe te jete tallur me te, por jane tregime qe nuk ngjajne bindese. Me befasues eshte fakti qe, pas vitit 1991, eshte zbuluar ne AQSh nje leterkembim mjaft intensiv midis Musine Kokalarit dhe Enver Hoxhes. Letrat u takojne fundit te viteve '30, kur ajo ishte studente ne Rome dhe ai mesimdhenese ne Korce. Duket leterkembim shume i zakonshem, fort dashamires, ku Hoxha e pergezon per shkrimet e saj ne shtypin e kohes. Letra e fundit daton ne vitin 1939 dhe duket qarte se Hoxha dhe Kokalari jane edhe kusherinj te larget. Por qendrimi i Hoxhes ndaj saj behet edhe me i pakuptueshem po t'i referohesh nje te dhene tjeter. Tregohet se me 1960, kur nje ndihmes i tij e ka njoftuar se PEN Club International kishte kerkuar zyrtarisht lirimin e saj, duke e futur ne listen e 30 shkrimtareve te burgosur nga diktaturat ne bote, pergjigja e tij te kete qene vetem:
"Ende gjalle rrospia?!" (19)
E para biografi e bazuar ne dokumente te arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre
qe e njohen
Blendi Fevziu
Dedikuar:
Prinderve te mi, babait Hektorit, kujtimit te sime meje, Rezanes! Kujtimit te daje Aliut dhe stergjysheve te mia te bardha qe shenjuan femijerine dhe formimin tim!
Autori