"Propozimet e Topit, strategji per te provokuar mazhorancen" Eva Gjura
Propozimet e Bamir Topit shihen nga mazhoranca si nje strategji per te provokuar mazhorancen dhe per te ngjallur debate te panevojshme. Deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sula, e ka cilesuar si vendim te nxituar, mungese konsultimi dhe mosplotesim te kushteve, kandidaturen e Sali Shehut, te propozuar nga Bamir Topi per postin e kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit. Ne nje bisede dje me "Koha Jone", z.Sula tha se nxitimi i z.Topi shtyn mazhorancen te hedhe poshte emrat e tij, gje qe ka ndodhur disa here vitet e fundit. Duke pasur parasysh tre kriteret dhe mbi te gjitha, shkeljen e Kushtetutes nga Topi ne lidhje me kandidaturen, deputeti Sula paralajmeron se mazhoranca nuk do ta votoje ne Kuvend emrin e Sali Shehut per postin e KLSH-se. Per rastin "Shehu" dihet se ai nuk ka qene ekonomist, per me teper 10 vitet e fundit pa nderprerje, si dhe eshte i gjykuar per veper penale nga gjykata, lidhur me 14 shtatorin 1998. Ne keto kushte, z. Sula veren se per emerimin e drejtuesve ne institucionet e rendesishme kushtetuese, presidenti i Republikes duhet te konsultohet, per te sjelle kandidatura bindese, sepse per ndryshe, dekreti i fundit do te kete fatin e dekreteve te tjera. "Une gjykoj se ne kete rast vertet eshte nxituar Presidenti, ashtu sic beri me dekretet e tjera per kandidaturat e Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, ku per kandidatura te caktuara, qendrimi dhe argumentet e mazhorances per t'i rrezuar ato, kane qene bindese ndaj dhe ato dekrete jane rrezuar".
Duke dashur te siguroje se e djathta po perpiqet te zbatohen ligjet, deputeti i PD-se tha: "Mazhoranca eshte e vendosur qe ne krye te institucioneve te pavarura te jene njerez me integritet dhe te kene performancen e duhur". Dhe duke u ndalur ne kandidaturen e Shehut per kreun e KLSH-se, Sula pohon se ajo eshte e dyshimte edhe per nje fakt tjeter, pasi Sali Shehu njihet si nje i aferm i Bamir Topit, nje nder miqte e tij te ngushte.
Kjo deklarate merr me shume nota kritike per propozimin e kreut te shtetit, kur kritika vjen nga Dashnor Sula, nje politikan qe njihet si mbeshtetes i Bamir Topit. "Menyra e perzgjedhjes se kandidaturave duhet te ishte me transparente, kurse ne te vertete perzgjedhja e tij po behet ne menyre selektive, apo duke vendosur gishtin ne nje figure, me te cilen mund te kesh nje lidhje te afert miqesore apo shoqerore. Kjo nuk i sherben institucioneve te pavarura kushtetuese",- tha deputeti Sula.