"Ligji i mbetjeve", mazhoranca, kunder ndryshimeve Rozeta Rapushi
Ligji per "Menaxhimin e integruar te mbetjeve" duket se do te kaloje pa ndryshime ne Kuvend. Mazhoranca nuk bie dakord me argumentet me te cilat kreu i shtetit, Bamir Topi, e ktheu ligjin serish per rishqyrtim. Kryetari i Komisionit Parlamentar per Veprimtarite Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin, Jemin Gjana, tha dje per gazeten "Koha Jone", se sipas vleresimit te tij, ligji eshte i mire, i hartuar me asistencen e Bashkimit Evropian dhe se ky ligj i ploteson nevojat ne vend, ndaj per te, nuk duhet te pesoje ndryshime. "Une e vleresoj ligjin si shume te mire dhe se nuk ka nevoje per ndryshime te metejshme. Megjithate, mbeten per t'u shqyrtuar ne mbledhjen e komisionit, pretendimet per te cilat ai u kthye ne Kuvend dhe do te jete seanca plenare qe me pas, do te vendose me vote",- theksoi Gjana, i cili i shtohet zerave kunder te mazhorances per te nderhyre ne ligj. Sipas tij, argumentet per te cilat Topi e ktheu serish ligjin ne Kuvend, nuk qendrojne. Megjithate, ligji ashtu sic e kerkon edhe procedura ligjore, do te shqyrtohet edhe nje here ne mbledhjen e neserme te komisionit, ku ne rend te dites eshte pikerisht dekreti i presidentit per kthimin e ligjit per rishqyrtim. Sipas kreut te shtetit, ligji eshte nje perpjekje e rendesishme per zgjidhjen e nje problemi me pasoja per mjedisin dhe shendetin e njeriut, por pavaresisht kesaj, ai e kthen ne Kuvend per rishqyrtim pasi gjen mosperputhje dhe dispozita jashte objektit te vete ligjit. Sipas tij, qellimi kryesor i ligjit eshte marrja e masave te nevojshme dhe te domosdoshme per menaxhimin e mbetjeve ne territorin e vendit. Por, ai vleresoi se parashikimi i nenit 49, per importin e mbetjeve, del jashte qellimit te ligjit. "Ne nje kohe kur i tere ligji i eshte dedikuar marrjes se masave dhe kryerjes se procedurave per menaxhimin mjedisor te mbetjeve ne Shqiperi, si nje problem i rende dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundesive per import te mbetjeve te vendeve te tjera, duket se bie ndesh me qellimin e deklaruar per "minimizimin e mbetjeve ose pakesimit te ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve", apo "pakesimit te ndikimeve negative te pergjithshme nga perdorimi i burimeve",- argumenton kreu i shtetit.