E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamografi falas, nese marshoni kunder kancerit Sonila Isaku

Kanceri i gjirit duket se eshte problemi me serioz per grate. Cdo vit, ne vendin tone, preken 410 raste te reja. Duke pare keto shifra, mjeket edhe specialistet, bejne apel per kontrolle me ane te nje mamografie. Kjo e fundit mund te perfitohet edhe falas, ne rast se gjate marshimit te sotem qe do te kryhet ne qender te Tiranes, do te shperndahen kupone, te cilet jane te vlefshem per kryerjen e ekzaminimit. "Gjate dites se diel do te zhvillohet nje marshim kunder kancerit te gjirit. Grate mbi 35 vjec mund te kryejne kete ekzaminim ne dy spitale private, pasi te kene marre nje kupon, i cili do te shperndahet gjate ketij aktiviteti",- ka thene Donika Godaj, drejtoreshe ekzekutive e Shoqates Kristiane te Grave Shqiptare (YWCA). Nderkohe qe specialistet kane pohuar se nga te dhenat e spitaleve, evidentohen 410 raste te reja cdo vit, por numri mund te jete edhe me i madh, per shkak te mosregjistrimit te semundjes ne zonat rurale. "Tendenca per rritje, tashme, ne Shqiperi eshte e padiskutueshme. Kjo eshte e provueshme, qofte nga te dhenat kombetare te prodhuara nga sherbimi onkologjik, qofte nga te dhenat e vleresuara. Jo vetem per arsye te rritjes se moshes mesatare. Ne po kemi gjithmone dhe me teper vdekje, por me shume gjasa mund te kete raste te tjera ne Shqiperi, qe vdesin nga kanceri dhe nuk regjistrohen ne sistemin tone te informacionit. INSTAT vazhdon te prodhoje botime, ne te cilat mungon ne menyre specifike kanceri i gjirit",- tha Alban Ylli. Sipas te dhenave rezulton se kanceri i gjirit perben 25 per qind te rasteve te te gjitha tumoreve ne vendin tone. Mjeket pohojne se shkak per shfaqjen e semundjes jane rritja e moshes se popullsise, por edhe ndryshimi i menyres se jeteses, sipas stilit perendimor. Ne keto hyjne moslindja e femijeve, lindja ne mosha me te vona, mosushqyerja e femijeve me gji ose fillimi i hershem i ushqimit artificial, obeziteti, perdorimi i duhanit, vecanerisht nga femrat e moshes se re, perdorimi abuziv i alkoolit, etj. Persa i perket kurimit te semundjes, sot, e vetmja metode efektive per te luftuar kancerin e gjirit, mbetet zbulimi i hershem. Kjo do te thote, zbulimi i semundjes ne nje faze te zhvillimit te saj, kur me metodat aktuale te mjekimit, semundja mund te sherohet plotesisht ose te arrihet nje mbijetese e gjate shumevjecare, me cilesi jete te kenaqshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›