E Diel, 1 Nëntor 2026

Helidon Haliti ekspozon 55 tablo në muzeun “Mezuraj”



Piktori Helidon Haliti ka përuruar dje në muzeun privat “Mezuraj” në Tiranë një ekspozitë personale, ku sjell 55 vepra, të cilat pasqyrojnë krijimtarinë e tij duke filluar nga viti 1984 deri sot. Për gati 20 vjet piktori nuk i ka ekspozuar veprat e tij në një ekspozitë të tillë, ndaj një pjesë e veprave do të ekspozohen për herë të parë. “Eksperimental”, “Portrete”, “Kostandini dhe Doruntina”, “Legjenda e Rozafës” “Nudo”, “Peizazh”, “Dialog”, “Luna Park”, “Ngujimi”, “Vizatime akuarele”, janë
disa prej veprave që do të paraqiten në ekspozitë. Kjo është ekspozita e dytë vetjake që çel piktori në Shqipëri. Për herë të parë ai ka ekspozuar në Tiranë në vitin 1984, në një ekspozitë kombëtare. Por Haliti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekspozitat e ndryshme në Shqipëri, por edhe në Greqi, ku jeton dhe krijon aktualisht. “Gjeli”, një nga veprat e Halitit, tashmë bën pjesë në koleksionin e pikturave të presidentit francez Sarkozi.

18 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›