Helikopteri transporton tre të sëmurë
04/02/2005 Pas mbërritjes në spital, të sëmurët i nënshtrohen operacioneve
KUKËS – Tre persona kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në fshatin Kollovoz, të rrethit të Kukësit. Me ndihmën e helikopterëve, të sëmurët janë dërguar në spitalin e qytetit, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Sipas mjekëve të këtij spitali, dy të sëmurë kanë pësuar plasje të apendisitit, të cilët janë operuar dje në orët e pasdites, ndërsa një grua në lindje ka patur probleme, pasi duhet të lindte me operacion nga komplikacionet që ka patur.
Burimet spitalore nënvizuan se tre të sëmurët janë jashtë rrezikut për jetën.
Për sa i përket ndihmave, mësohet se edhe gjatë ditës së djeshme shpërndarja e tyre ka vazhduar në Qarkun e Kukësit. Shpërndarja e tyre është bërë në rrugë ajrore dhe tokësore nga mjetet e ushtrisë, e cila është në ndihmë të situatës së vështirë krijuar nga bora dhe i ftohti.
Kanë qenë tre helikopterë, që kanë fluturuar në drejtim të Bajram Currit dhe disa komunave të Kukësit. Dy fluturime me nga një ton secila ngarkesë, kanë shkarkuar në komunën e largët të Lekbibajt në rrethin e Tropojës, ndërsa një fluturim me një ton ndihma ushqimore është shkarkuar nga helikopteri i ushtrisë në fshatin Kollovoz, të komunës Shishtavec.
Ndërkaq, ndihma ushqimore janë shpërndarë dje edhe në rrethin e Hasit në disa komuna më në nevojë.
Edhe gjatë ditës së djeshme, ashtu si një ditë më parë, helikopterët kanë patur vështirësi në ulje nga kushtet e rënduara të motit si dhe trashësia e madhe e borës.