Për 6 mijë euro, pranga punonjësit të “Galaktik”
04/02/2005 Mashtroi për lejet e qndrimit në Itali
Një punonjës i qendrës tregtare “Galaktik” është ndaluar nga policia në mbrëmjen e së mërkurës.
Shkak për shoqërimin e shtetasit D.Zhiti në dhomat e ndalimit është bërë denoncimi i katër qytetarëve në adresë të tij. Burime nga policia e Durrësit pohojnë se katër shetas, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, kanë bërë kallëzim në polici për mashtrim. Ata kanë deklaruar se Zhiti u ka marrë secilit nga 1500 euro me pretendimin se do t’i pajisë me leje qëndrimi italiane njëvjeçare dhe dërgimin e tyre në Itali. Nga sa kanë akuzuar shtetasit, së bashku me Zhitin në këtë mashtrim është përfshirë edhe një shtetas tjetër, por që policia ka dhënë vetëm inicialet e tij E.S.
Denoncuesit kanë thënë gjithashtu se shuma në 1500 euro u është marrë nga dy personat e akuzar jo vetëm atyre dhe se janë 11 shtetas që kanë paguar për të ikur në mënyrë të fshehtë në Itali.