Korça, fonde 7 herë më pak se nevojat
04/02/2005 S’ka karburant për kamionët e ndihmave
KORÇË – Fondet e kërkuara nga komunat e Qarkut të Korçës, janë rreth 7 herë më të mëdha, sesa janë akorduar në këto ditë të izolimit nga bora. Ndërsa vetëm 4 milionë lekë është parë e arsyeshme për t’u akorduar nga Ministria e Pushtetit vendor dhe decentralizimit, kjo shifër është konsideruar si modeste nga drejtuesit lokalë, me të cilën është e vështirë të ndihmojë banorët në përballimin e kushteve të motit.
Sipas burimeve pranë prefekturës, mësohet se janë 12 komuna, të cilat do të përfitojnë nga ky fond. Komunat Qendër në Leskovik, Barmash, Çlirim, Gore, Moglicë, Vithkuq, Drenovë, Lekas, Liqenas, Miras, Progë, që përfitojnë nga kjo ndihmë, gjatë ditëve të fundit kanë përjetuar situata tejet të vështira ekonomiko-sociale si rrjedhojë e reshjeve të shumta të borës.
Burimet pranë prefekturës konfirmojnë gjithashtu se shoqata humanitare “Dorkas”, ka dhënë një ndihmë për familjet në nevojë 250 racione ushqimore, 150 prej të cilave u dërguan në Bashkinë Leskovik dhe 100 racione në komunën e Barmashit. Ndërkohë shumë komuna të tjera janë me probleme në rezerva ushqimore. Për këto komuna priten ndihma ushqimore nga Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit, si dhe nga shoqata të ndryshme.
Një problem tjetër paraqitet për shpërndarjen e këtyre ndihmave të pritshme që ka të bëjë me mungesën e karburantit për mjetet transportuese, të cilat vihen në dispozicion nga komanda e repartit ushtarak Korçë.