Orteku i borës varros të gjallë dy kushërinjtë

04/02/2005 Shkonin te një i afërm, gjenden pas 15 orësh
PESHKOPI – Dy kushërinj në rrethin e Dibrës, të cilët shkonin te një i afërm i tyre, pas një izolimi prej mëse 12 orësh, janë mbuluar të gjallë nga një ortek bore, mbrëmjen e së mërkurës dhe kanë gjetur vdekjen. Sipas burimeve të policisë lokale, njëri prej kushërinjve është gjetur brenda ditës, spese orteku i borës si rezultat i një përplasje në një shkëmb guri e ka nxjerrë atë jashtë tij. Ndërsa kushëriri i tij është nxjerrë dje i ngrirë, nga ana e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kërkuan në borë prej mëse 15 orë.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 të brëmjes së mërkurë, në aksin rrugor që lidh fshatin Sorrië me fshatin Lezhkirë të komunës Zall–Dardhë, në rrethin e Dibrës.
Dy kushërinjtë, Skënder Cani, 47 vjeç dhe Mehmet Cani, 50 vjeç, banues në fshatin Turic, të rrethit Dibër, kishin dalë nga shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, për të shkuar te një i afërmi i tyre në fshatin Mershanë, në afërsi të Zall-Dardhës. Dëshmitarët tregojnë se, pasi kishin lënë fshatin, një ortek bore, i cili ishte shkëputur nga Mali i Zall-Dardhës i ka marrë përpara, duke i zhytur në borë. Orteku, sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se është përplasur në një shkëmb guri ku dhe është çarë në dyshë, duke nxjerrë nga brenda Skënder Canin, ndërsa pjesa tjetër e ortekut, kishte marrë me vete Mehmet Canin.
Kërkimi
Fillimisht, kanë qenë banorët e Zall-Dardhës, të cilët kanë vënë re trupin pa jetë në afërsi të rrugëkalimit të tyre. Të nxitur edhe nga kureshjta e mbledhjes së borës nga orteku, ata ishin afruar dhe kishin parë trupin e një personi pa jetë. Pasi më parë kishin dijeni për zhdukjen nën ortek të dy personat, ata menjëherë kanë njoftuar të afërmit e viktimave, si edhe policinë lokale.
Pas gjetjes së trupit të Skënderit, të afërmit janë nxitur dhe kanë filluar kërkimet edhe të trupit të Mehmetit, të ndihmuar nga bashkëfshatarët, por edhe nga policia dhe FNSH. Menjëherë nga ana e tyre kanë nisur gërmimet përgjatë gjithë gjurmës që kishte lënë orteku. Pas, mëse 15 orë gërmime e kërkime intensive kanë gjetur edhe trupin e ngrirë të Mehmetit
Kryetari i komunës, përgënjeshtron variantin e policisë
“Skënderi e Mehmeti shkonin për të marrë ndihmat”
Kundër variantit të policisë, ka dalë kryetari i komunës. Sipas tij, “ndryshe nga sa shpjegojnë forcat e policisë, dy kushërinjtë Cani, nuk shkonin asgjkëkundi, tek asnjë mik. Skënderi dhe Mehemti ishin duke shkuar për të marrë ndihmat në ushqime për familjet e tyre”, shprehet kryekomunari i Zall-Dardhës.