E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Prania e policisë në analizën e kulturës, e domosdoshme”

04/02/2005  Zyrtari i Bashkisë së Durrësit mbrohet për skandalin e ”Miss Globe”

DURRËS – “Nëse në një konferencë shtypi do të vijë një kasap, ne

do të thërrasim policinë”.

Në këtë mënyrë e ka justifikuar shefi i kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Indrit Puteci, skandalin e ndodhur pak ditë më parë ku një ish-punonjëse nuk është lejuar nga policia e Bashkisë të jetë e pranishme në mbledhje dhe që pasoi me shtyrjen e analizës në sektorin e kulturës në Durrës.

Sipas Putecit, i cili ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në fillim të analizës dhe se nuk ka dijeni se cili ka njoftuar policinë të futet në një analizë vjetore, “prania e policisë ka qenë e domosdoshme”.

Për të, prania e llogaritares Liliana Koliqi, e cila ka akuzuar për abuzime drejtuesit e qendrës së kulturës dhe bashkinë, në takim ka qenë shqetësues.

“Incidenti i ndodhur nuk përbën vlerësim më tepër sesa meriton dhe gazetat nuk duhet të shkruanin rreth këtij incidenti”, tha Puteci.

Shefi i kabinetit të kryebashkiakut të Durrësit nuk ka pranuar të shpjegojë se cili është statusi i policisë bashkiake në këto raste, ndërkohë që burime nga kjo bashki pohojnë se policia e bashkisë thirret vetëm me kërkesë të kryetarit të Bashkisë dhe kryetarit të Këshillit të Bashkisë.

Ai ka pranuar se Koliqi kishte informuar me shkrim bashkinë për pretendimet e saj lidhur me abuzimet e bëra me fondet, por nga ana tjetër ka shtuar se pas verifikimit një për një të të gjitha ankesave të bëra nuk ka dalë asnjë shkelje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›