E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Me shume pavaresi, me pak mbikeqyrje

INTERVISTA/ "Duam ta shohim Kosoven teresisht te pavarur, si nje vend qe nuk ka nevojen e pranise nderkombetare", tha dje per radion Evropa e Lire, Filip Gordon, ndihmessekretar i Shtetit per ceshtjet evropiane dhe te Euro-Azise
A ka administrata amerikane nje plan konkret per t'i ndihmuar institucionet e Kosoves ne procesin e njohjes? A keni ndonje shifer se sa shtete mund ta njohin Kosoven deri ne fund te ketij viti?
Pergjigja e shkurter eshte po, do te vazhdojme ta ndihmojme Kosoven ne procesin e njohjes. Kjo nuk eshte gje e re, pasi qe nga dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves i kemi nxitur te tjeret ta bejne nje gje te tille, sepse kemi besuar se ky ishte hapi i duhur per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Deri tani 69 vende e kane marre kete hap, perfshire shumicen e vendeve fqinje te Kosoves dhe shumicen derrmuese te vendeve anetare te BE-se. Nje numer i konsiderueshem shtetesh ishin ne pritje te opinionit te Gjykates, nje pjese e te cilave e kane pritur me kerkesen e vete Serbise. Ne kemi rene dakord me kete qendrim dhe ishim te kenaqur qe Serbia po kerkonte t’i zgjidhte mosmarreveshjet rreth Kosoves permes rrugeve ligjore dhe diplomatike, e jo permes konfliktit. Kjo eshte qasja e duhur. Ceshtja u dergua ne GJND dhe Gjykata e dha vendimin shume qarte se pavaresia e Kosoves eshte shpallur ne perputhje me ligjin nderkombetar. Keto vende qe po prisnin vendimin e Gjykates, ashtu sic iu kerkua, tani do te jene ne gjendje qe ta njohin Kosoven. Ne kemi biseduar me miqte tane qe nuk e kane pranuar ende Kosoven si shtet, duke nenvizuar qendrimin e Gjykates dhe shpresojme se ato do te marrin hapin e duhur. Nuk mund te jap ndonje shifer. Jane dhjetera vende qe prisnin vendimin e Gjykates. Tani shpresojme qe shume prej tyre do ta shohin ceshtjen e statusit si te zgjidhur, ne menyre qe te vazhdojme me gjerat e rendesishme, ato qe kane te bejne me permiresimin e jetes se qytetareve.
A mendoni se duhet te rishikohet prania nderkombetare ne Kosove ne driten e rrethanave te reja? A mendoni te kerkoni miratimin e ndonje rezolute te re ne Keshillin e Sigurimit?
Ne menyre te vazhdueshme ne vleresojme pranine nderkombetare ne Kosove. Ideale do te ishte qe te kishim nje vend ku nuk do te ishte e nevojshme, as prania ushtarake, as ajo civile. Nuk jemi ende ne kete pike. KFOR-i dhe EULEX-i jane ende atje. Shpresojme qe vendimi i Gjykates do te coje ne permiresimin e gjendjes se sigurise, ne menyre qe KFOR-i te zvogelohet deri ne largimin e plote. Ne do te vazhdojme ta mbeshtesim Kosoven ne vendosjen e shtetit ligjor ne te gjithe territorin, ne menyre qe EULEX-i te mos jete me i nevojshem. Nuk jemi ende ne kete faze, por jemi nje hap perpara pas ketij vendimi. Ky mbetet qellimi yne. Kosova eshte shtet vetem prej dy vitesh dhe, megjithate, ka bere jo pak perparim si shtet funksional. Ka ende shume per te bere, vecanerisht ne veri, prandaj EULEX-i eshte aty per te ndihmuar. Ne e mbeshtesim dhe marrim pjese ne kete mision. Ka ende probleme me sigurine ndaj aty kemi KFOR-in dhe Shtetet e Bashkuara do te jene pjese e ketij misioni per aq kohe sa nevojitet. Qellimi yne eshte ta shohim Kosoven teresisht te pavarur, qe funksionon pa nevojen e pranise nderkombetare. Opinioni i Gjykates na ndihmon ne permbushjen e synimit.
Deri tani, bazuar ne Planin Ahtisaari, eshte perdorur termi pavaresi e mbikeqyrur. A mendoni se ka ardhur koha ta heqim fjalen e mbikeqyrur dhe te themi se Kosova eshte thjesht shtet i pavarur?
Per ne Kosova eshte shtet i pavarur. Sic e theksova, ka disa vecanti perfshire nevojen per misionin evropian per rend dhe ligj. Derisa ecim perpara, do te kete nevoje per me shume pavaresi e gjithmone e me pak mbikeqyrje.
A mendoni se eshte i mundur dialogu mes Kosoves e Serbise nese Beogradi nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosoves? Si mund te bisedohet per ceshtje praktike nese nuk e pranon shtetin fqinj? Me fjale te tjera, a mendoni se mund te kete dialog derisa Serbia nuk e njeh Kosoven?
Ne mendojme se dialogu eshte i nevojshem edhe para se te vijme te ky moment. Nuk presim qe Serbia ta njohe menjehere Kosoven. Natyrisht, ne do ta donim nje levizje te tille, por nuk ka shenja se do te ndodhe ne te ardhmen e afert. Kjo nuk duhet te jete parakusht per angazhimin konstruktiv te te dyja paleve. Askush nuk ka kembengulur per nje gje te tille. Ne e kemi bere te qarte se cdo lloj dialogu mes dy paleve nuk duhet te jete per statusin, se nuk do te ishte produktiv. Ne te vertete nje dialog i tille nuk ka gjasa te ndodhe, se palet nuk do te binin dakord dhe nuk do te na conte askund. Ajo qe mund te bejme eshte ta leme ceshtjen e statusit menjane dhe te sigurojme se palet po punojne se bashku ne ceshtjet qe kane rendesi per njerezit ne terren. Ceshtja e njohjes se Kosoves mund te trajtohet ne rruge e siper. Ne duhet te krijojme kushtet per keto dy vende qe te ecin perpara. Mungesa e dialogut nuk do ta ndihmonte askend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›