Helmimi, hetohen pronarët e lokalit
Bashkëshortët Afrim dhe Bukurie Vathi janë vënë në hetim për helmimin ushqimor të afro 50 personave, të cilët u shtruan në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në spitalin e Krujës të hënën. Çifti akuzohet për prodhim e shitje të ushqimit dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. Në lokalin e çiftit, që ndodhet pranë mbikalimit në hyrje të Fushë-Krujës, janë helmuar rreth 50 persona. Fakti që shqetësimet janë ndjerë që në fillim të drekës e lidhin intoksikimin me supën e servirur.