Kulaçi i gjyshes helmon katër veta
Katër anëtarë të familjes Skënderaj nga Libofsha e Fierit janë helmuar rëndë të hënën në mbrëmje, pasi kanë ngrënë një kulaç të gatuar për festë nga plaka e shtëpisë. Gruaja 76-vjeçare ka ngatërruar sodën e bukës me një pesticid. Pasi kanë ngrënë kulaçin e gatuar me pesticid, janë helmuar vetë plaka, djali i saj 42 vjeç, si dhe nipi e mbesa 11-vjeçarë, të cilët janë binjakë. Katër të intoksikuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.