Hidhet shorti për Arben Sefgjinin
Akuzat ndaj ish-punonjësve të SHIK-ut për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, do të gjykohen nga një trup gjykues i kryesuar nga Xhelal Elezi. Shorti elektronik i hedhur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka përcaktuar edhe gjyqtarët e tjerë që do të përbëjnë trupin gjykues: Etleva Deda, Dritan Hallunaj, Gurali Brahimllari dhe Nertina Kosova. Të pandehurit Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës.