E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimi, kampione ushqimesh në Tiranë

 

LUSHNJE - Analizat laboratorike që do të kryhen në Tiranë do të jenë përcaktuese për shkakun e helmimit të Deje Hidës, 65-vjeçares nga fshati Çermë i Lushnjës. Trupi i pajetë i gruas është përcjellë dje për në banesën e fundit, ku i pranishëm ishte dhe i shoqi, Ramadan Hida, i cili megjithëse pati të njëjtat simptoma helmimi si e shoqja, mundi të shpëtonte nga vdekja. Të afërm të çiftit pohojnë se gruaja 65-vjeçare kishte qenë gjithmonë e kujdesshme në përgatitjen e konsumimin e ushqimeve. Sipas tyre, ata gatuanin kryesisht prodhimet e bahçes së tyre. Familjarët kanë hedhur dyshimet mbi shishen e pijes që çifti kishte konsumuar mëngjesin para ditës së agjërimit. Bashkë me ushqimet, kampionë të lëngut janë dërguar për në Tiranë.       m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›