Mbërrijnë në ERE tarifat e reja të energjisë
OSSH ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Lajmin e konfirmon për "Shqip" Enti Rregullator i Energjisë (ERE), autoriteti përgjegjës që vendos për nivelin e tarifave. Sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, CEZ duhet të paraqiste aplikimin për tarifat e reja brenda muajit shtator, për t‘i dhënë kohë ERE-s që të vendosë për nivelin e çmimeve deri në datën 15 dhjetor të këtij viti. Dosja është dorëzuar voluminoze është dorëzuar dje, në zyrat e ERE-s, një ditë pas skadimit të afatit.
Burime zyrtare të Entit Rregullator thonë se dosja përmban të dhëna të detajuara, në funksion të kërkesës për të rritur çmimin e energjisë elektrike. "Kërkesa për miratimin e tarifave të reja do të studiohet me mjaft kujdes, në mënyrë që vendimi të jetë sa më i drejtë", pohon ERE. I kontaktuar nga "Shqip", kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, pranoi të mos jepte asnjë të dhënë rreth kërkesës së CEZ për të rritur çmimet. "Për momentin nuk mund t‘ju japim asnjë shifër rreth tarifave të reja, por ju sigurojmë se shumë shpejt do t‘i bëjmë publike ato", tha Nepravishta.
Aktualisht, abonentët e OSSH janë duke paguar tarifat e miratuara që në mars 2008 dhe për këtë shkak, pronarët e rinj kanë kërkuar rishikimin e çmimit. Ajo që mësohet paraprakisht është fakti se, me të goditurit do të jenë konsumatorët familjarë, ndërsa subjektet private do të lehtësohen nga barra e faturave të energjisë. Me tarifat aktuale, çmimi mesatar i energjisë elektrike është 8.4 lekë/kilovati.
Çmimet e reja do të aplikohen në fillim të vitit 2010, pas vendimit që do të marrë ERE në datën 15 dhjetor. Ajo që dihet me siguri është fakti se rritja e çmimeve është e pashmangshme. Synimi i ERE-s do të jetë ndarja e konsumit në dy nivele, duke i diferencuar edhe me çmime. Tjetër risi pritet të jetë faturimi, brenda të cilit do të bëhet automatikisht zbritja për shtresat në nevojë, të përkrahur me subvencion nga qeveria.
Shifrat zyrtare tregojnë se janë rreth 270 mijë abonentë që marrin subvencion 500 lekë në muaj për energjinë e konsumuar. Këta individë i kanë të ardhurat nën 35 mijë lekë në muaj. Megjithatë, nga Ministria e Punës pritet të dalë një shifër e re, pasi aktualja i referohet vitit 2008.