Cigaret kontrabandë, hetim punonjësve të portit

11/06/2005 Dyshohet se mund të kenë dijeni për ngarkesat që janë shkarkuar aty, për t’u transportuar më pas drejt Shkozetit
Hetimi për cigaret kontrabandë ka iniciuar edhe verifikimin e pozicionit të punonjësve të Portit të Durrësit, në këtë aktivitet të paligjshëm. Kështu, Prokuroria ka filluar verifikimin dhe hetimin për të gjithë ata punonjës të Portit të Durrësit, të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe të kontrollit të ngarkesave që vinin nga jashtë. Kjo, pasi tri ngarkesat me cigare që kanë kaluar pa çdoganim, janë të sasive të mëdha dhe në asnjë rast punonjësit e kontrollit të portit nuk kanë raportuar kalimin e mallrave në mënyrë të dyshimtë. Prokuroria mësohet ta ketë përqëndruar hetimin pikërisht mbi ata punonjës të portit, që kanë qenë në detyrë ditët e mbërritjes së anijeve “Eni” dhe “Poseidon”, në momentet kur janë provuar ngarkesat kontrabandë.
Hetimi në port
Sasia e madhe e ngarkesave të cigareve dhe informacione operative, kanë hedhur dyshimet se punonjës të sigurisë dhe kontrollit të Portit të Durrësit, mund të kenë patur dijeni mbi kontrabandën e kryer nga grupi i strukturuar, i kryesuar nga Fatmir Zotaj. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se ka filluar verifikimi i pozicionit të kontrollorëve në këtë kontrabandë. Sipas burimeve do të përcaktohet nëse kontrollorët, punonjësit e zyrtarët e tjerë të Portit të Durrësit, kanë pasur apo jo dijeni rreth kësaj kontrabande. Ndonëse anijet “Eni” dhe “Poseidon”, në të tre rastet nuk kanë deklaruar në kapitenerinë e portit sjelljen e ngarkesave, sasia e madhe e mallrave është shkarkuar dhe është transportuar për Shkozet, në magazinën e Fatmir Zotajt. Dyshohet se punonjës të Portit të Durrësit mund të kenë pasur të paktën dijeni për këtë kontrabandë dhe për këtë arsye kanë filluar hetimet, theksojnë burimet.
Kontrabanda
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar gjithë materialin origjinal të Portit të Durrësit, të një harku kohor njëvjeçar. Bëhet fjalë për dokumentacionin ku janë pasqyruar të gjitha itineraret e lëvizjeve të anijeve dhe transportimet e importimet e mallrave që kanë kryer ato në bazë ligjore. Pas kapjes dhe sekuestrimit të 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh, me vlerë 4 milionë dollarë dhe sekuestrimit të dy anijeve e një magazine, Prokuroria ka filluar një hetim më të gjerë rreth kontrabandës. Kështu do të verifikohen të gjitha komunikimet që kanë bërë anijet me kapitenerinë e Portit të Durrësit, për rrugëtimet e tyre dhe mallrat që kanë çdoganuar në këtë port. Ndërkaq këto të dhëna do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të vendeve të huaja, që drejtuesit e anijeve kanë raportuar si destinacion pranë kapitenerisë në kohë të ndryshme, për të parë nëse kanë marrë apo jo ngarkesa atje. Nga hetimet e deritanishme është konkluduar kalimi kontrabandë i tre ngarkesave të marra në Mal të Zi. Një në mes të prillit me anijen “Poseidon” dhe dy me anijen “Eni”, përkatësisht më datë 8 mars dhe 29 mars. Hetimet kanë konkluduar gjithashtu se ngarkesa e transportuar me anijen “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, ka qenë për llogari të Fatmir Zotajt. Ndërkaq nga verifikimet e kryera në magazinën e Fatmir Zotajt, në Shkozet, është konkluduar se afro gjysma e cigareve është shitur ose është transportuar diku tjetër. Por, Prokuroria ka hedhur dyshimet se cigaret mund të kenë dalë kontrabandë edhe nga porti i Malit të Zi. Kjo, pasi paketat nuk dispononin reklamën e detyrueshme antiduhan dhe nuk lejohen të shiten legalisht, në asnjë treg të Botës, përfundojnë burimet. Re.Kro
Dyshimi, cigaret mund të kenë dalë kontrabandë edhe nga Mali i Zi
Dyshohet se cigaret kontrabandë të sekuestruara në Shkozet të Durrësit, mund të kenë dalë në rrugë ilegale edhe nga porti i Malit të Zi, ku u ngarkuan. Nga hetimet dypalëshe dyshohet se këto cigare nuk janë shoqëruar me dokumente zyrtare kur janë ngarkuar dhe kur kanë dalë nga porti i Malit të Zi. Kjo, pasi ende nuk janë sekuestruar dokumentacionet zyrtare të portit të Malit të Zi, që vërtetojnë se këto cigare janë ngarkuar pikërisht aty. Gjithashtu, edhe mungesa e reklamës antiduhan, që është e detyrueshme, të vendoset në pjesë të dukshme të paketës, nuk ekziston. Mungesa e reklamës antiduhan bën që këto cigare të mos shiten në rrugë legale, por vetëm në treg të zi. Tjetër fakt është ai se këto cigare pa reklamë antiduhan, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, duhet të sekuestrohen nga policia e çdo vendi në momentin që konstatohen. Nisur nga këto fakte, Prokuroria ka hedhur dyshimet se këto cigare mund të mos jenë çdoganuar as në portin e Malit të Zi, ashtu si nuk janë çdoganuar në Portin e Durrësit.
Të ndaluar
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit