E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimi në Elbasan, shkak, mishi i pulës dhe vezët

Specialistët marrin kampione të mishit të pulës dhe ëmbëlsirës që kanë konsumuar të helmuarit

ELBASAN- Të fundit që kanë lënë spitalin nga fëmijët e helmuar, kanë qenë dy vajzat 8 dhe 11 vjeç të cilat ishim më rëndë një natë më parë. Intoksikacioni i ndodhur në fshatin Grekat në Elbasanit mendohet të jetë shkaktuar nga një lloj mikrobi që zhvillohet lehtë në temperaturat e larta. Sipas të dhënave të para, mikrobi mund të ketë qenë i lokalizuar ose në mishin e pulës, ose në vezët e përdorura në ëmbëlsirën e konsumuar.Burime të shëndetësisë në këtë rreth theksuan se kanë marrë kampione për analiza nga pilafi, mishi dhe ëmbëlsira e konsumuar të cilat do të mbillen në laboratorin e shërbimit të higjienës dhe epidemiologjisë. Në të njëjtën kohë, janë ushtruar kontrolle dhe është bllokuar shitja e mishit në dyqanin ku familja Sallaku kishte blerë mishin e pulës. Për të përcaktuar shkakun e helmimit janë marrë analiza edhe nga shtetasit e sëmurë.Specialistë të higjienës dyshojnë se helmimi është shkaktuar nga salmoneloza, një mikrob që shpërthen në mishin dhe vezët e prishura dhe që ka rezistencë të lartë. Mësohet se ende ndodhen të shtruar në spitalin infektiv IrmaSollaku, 23 vjeç, dhe Mimoza Hazizi, 39 vjeç. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është normalizuar dhe situata emergjente ka kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›