E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi njerkun vazhdon ti fshihet policisë autori

Policia e Elbasanit ka vendosur postblloqe në rrugët nacionale ndërsa një numër i konsiderueshëm efektivash janë vënë në kërkim të 23- vjeçarit që plagosi me armë njerkun e tij pasi ky i fundit nuk kishte pranuar që ai të jetonte në shtëpinë e tij. Arben Harka, 23 vjeç, i cili një natë më parë qëlloi me armë njerkun e tij Artur Bajrami, 44 vjeç, në afërsi të Poliklinikës dentare ka arritur t’i fshihet policisë dhe nga kërkimet ende efektivat blu nuk janë vënë në gjurmët e tij. Mësohet sei plagosuriështë dërguar për në Tiranë për një shërbim më të specializuar. Si pasojë e goditjes me armë zjarri ai pësoi një plagë në pjesën e qafës.Ndërkohë zbulohen edhe të dhënat e para lidhur me shkaqet e atentatit. Burime policore u shprehën se Artur Bajrami ishte martuar me nënën e Arben Harkës. Autori i ka kërkuar njerkut që ta marrë në shtëpinë e tij, por ai e ka refuzuar disa herë. Një natë më parë, Arbenie ka takuar tek kryqëzimi pranë poliklinikës dentare dhe i ka kërkuar për herë të fundit që ta merrte në shtëpinë e tij. Por Artur Bajrami ka kundërshtuar, madje i ka kërkuar djalit të gruas që të mos e shqetësojë më për këtë çështje. Por 23- vjeçari nuk është pajtuar me vendimin dhe ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar një herë 44- vjeçarin. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohuan se krisma ishte e mbytur duke hedhur dyshime për përdorimin e një pistolete me silenciator. Policia lokale dyshon se atentatori fshihet në qytet por edhe largimi në drejtim të qyteteve të tjera nuk është përjashtuar duke njoftuar kështu të gjitha komisariatet përreth. 23- vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›