Helmimi, vdesin nënë e bijë
24/07/2009 Pas konsumimit të limonadave humb jetën 39-vjeçarja dhe vajza e saj 10 vjeçe
Policia: Rezultatet përfundimtare të ekspertizës pas një jave
GRAMSH-Helmohen nënë e bijë, mbërrijnë pa jetë në spitalin e Gramshit. Ngjarja është regjistruar gjatë natës kur rreth orës 02.35 kanë mbërritur në spitalin e Gramshit pa jetë Nafije Bujku 39 vjeç dhe vajza e saj 10 vjeç R. Bujku. Dy viktimat dyshohet se kanë gjetur vdekjen menjëherë pasi kanë ngrënë darkë dhe pirë lëngje të përgatitura nga esenca limonadash. Sipas të dhënave nga policia, gruaja bashkë me vajzën kanë qenë tek prindërit e saj në Kukër kur mendohet të kenë ngrënë ushqime dhe pirë pije të përgatitura me esenca limonadash. Vetëm pas mesnate ato janë ndjerë keq dhe për pasojë familjarët i kanë transportuar drejt spitalit. Është dashur më shumë se një orë rrugë dhe për pasojë për nënën dhe vajzën 10 vjeç nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Dy trupat kanë mbërritur të vdekur në spitalin e Gramshit. Menjëherë është njoftuar policia dhe një grup hetimor është nisur drejt fshatit ku ndodhi ngjarja. Nga ana e ekspertëve janë bllokuar kampione nga ushqimet dhe pijet. Ndërkohë janë marrë në pyetje familjarët e gruas. Nga ato që kanë thënë mësohet se dyshimet bien mbi një limonadë të përgatitur me esenca të blera, të cilat dyshohen si të skaduara. Paraprakisht shkaku i vdekjes për nënën dhe të bijën dyshohet të jetë një helmim ushqimor. Kjo ngjarje është ndjekur edhe nga specialistët e higjienës. Kështu Drejtoria e Higjienës në rrethin e Gramshit ka ndërmarrë një hetim të pavarur për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së dy grave. Edhe kjo drejtori me anë të specialistëve të saj ka grumbulluar kampione ushqimi për të arritur në përfundimin se kush ka qenë shkaku i helmimit. Dyshimet e para kanë rënë mbi këto esenca të huaja që qarkullojnë në vendin tonë. Sipas specialistëve, ato dyshohet se kanë vite që qëndrojnë dhe mund të kenë të zhvilluar ndonjë bakter që mund të helmojë e të jetë vdekjeprurës. Gjithsesi edhe sipas burimeve të kësaj drejtorie do të duhen disa ditë që të mësohet se vdiqën nënë e bijë në Kukër të Gramshit.