Rama: U thellua padrejtësia ekstreme ndaj PS-së
24/07/2009 Kryesocialisti kritik ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe Kryeministrit Berisha
Kolegji Zgjedhor ishte dje në fokusin e kritikave dhe akuzave të ardhura nga selia rozë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke marrë shkas nga vendimi i këtij institucioni mbi ankimimin e socialistëve për Qarkun e Beratit, nuk i kurseu akuzat ndaj Kolegjit Zgjedhor, por as ndaj kreut të mazhorancës, Kryeministrit Sali Berisha. Kjo pasi në gjykimin e kreut socialist është pikërisht presioni dhe ndërhyrja e këtij të fundit në institucionet e pavarura që nuk lë hapësirë për tu respektuar ligji. “Kolegji Zgjedhor nuk i rezistoi dot presionit të pushtetit të Sali Berishës dhe dha një vendim skandaloz, në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor, që në çështjen e rinumërimit të votave është i qartë si drita e diellit. Mjafton që 2 anëtarë të KQZ-së ta kërkojnë rinumërimin dhe kjo bëhet pa asnjë lloj kushti”, - u shpreh Rama gjatë një konference për shtyp. Gjithashtu, duke dashur ti mëshojë me forcë këtij fakti, kryetari i PS-së vuri në dukje se “drejtësia e vendosur nën presionin e pushtetit nuk dha drejtësi, por thelloi padrejtësinë ekstreme të KQZ-së ndaj Partisë Socialiste, duke e degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke e bërë edhe më të rëndë barrën e përgjegjësisë së opozitës, e cila mbetet përditë e më shumë e vetmja forcë dhe e vetmja shpresë e njerëzve për të rezistuar në emër të lirisë dhe të demokracisë, pa u bërë pjesë e kësaj farse përditë e më të neveritshme, ku pushteti po mbyll dita-ditës çdo kanal të pavarur të funksionimit të demokracisë përmes presionit në rritje ndaj drejtësisë, medies, sipërmarrjes dhe qytetarit”. Parë në këtë këndvështrim, veç deklaratave justifikuese për rezultatin e marrë nga PS-ja në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, ku faji u është faturuar institucioneve ligjore, kreu socialist në mënyrë indirekte përmes këtyre qëndrimeve u jep përgjigje thirrjeve të ardhura nga eksponentë të lartë të kësaj partie për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit. Për këtë arsye, ai i mëshoi fort faktit se PS-ja nuk do të njohë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Pushteti mbylli përmes një padrejtësie alarmante rrugën e transparencës ligjore mbi procesin zgjedhor në Berat. Por hapi rrugën e mosnjohjes nga ana jonë të legjitimitetit të qeverisë që do të dalë nga kjo maskaradë elektorale, e cila e bën të detyrueshme rrugën tonë të kontestimit demokratik me të gjitha mjetet që ka në dorë opozita, të këtij pushteti të korruptuarish e korruptuesish, që duan ta kthejnë Shqipërinë në një republikë pa opozitë demokratike, pa drejtësi të pavarur, pa medie të lirë, pa sipërmarrje të panënshtruar, pa qytetarë të pakërcënuar për shkak të bindjeve të tyre politike”, - deklaroi Rama. Sipas tij, është e sigurt se Partia Socialiste do ti kundërvihet këtij pushteti të korruptuar dhe korruptues pa asnjë rezervë, pa asnjë kompromis, pa asnjë pauzë. “Është e sigurt se Partia Socialiste ka më shumë arsye dhe moral të luftojë për një politikë të re për ndryshim. Partia Socialiste do të angazhohet deri në fund për zbardhjen medoemos të krimit elektoral të 28 qershorit”, - vuri në dukje kreu socialist gjatë fjalës së tij sa i takon vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Beratin.