E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen objektet e lashta në kishën e Shën Mëhillit në Gjirokastër

24/07/2009  Brenda tre vitesh, mësyhet dy herë në të njëjtin vend

GJIROKASTËR - Disa persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë vjedhur në orët e para të ditës së enjte kishën e Shën Mërisë në Tempull, e cila ndodhet në fshatin Bënje të komunës së Petranit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Përmetit, pohuan se, policia lokale është njoftuar mëngjesin e djeshëm nga përgjegjësi i kishës, i cili në momentin e hapjes së portës kryesore ka konstatuar mungesën e një ikone të vjetër, dy dollapë druri të skalitur, si dhe të gjitha pjesët e gdhendura të frontin të veshpotit, që të gjitha sendet të paçmuara i përkisnin fillimit të shekullit 19-të.

Sapo jemi njoftuar nëpërmjet sallës operative, në vendngjarja ka shkuar ekspertët e kriminalistikës së Drejtorisë së Policisë së qarkut të Gjirokastrës, të cilët kanë grumbulluar prova materiale për të zbuluar autorët që kanë kryer këtë akt të shëmtuar”, shprehet burime e mësipërme.

Po të njëjtat burime, theksuan se, keqbërësit kanë hyrë përmes portës kryesore të kishës, duke e shqyer me mjete të forta. Kjo është hera e dytë në tre vjet, që kjo kishë vidhet në keqbërësit. Në fillim të vitit 2007 në këtë kishë janë vjedhur katër ikona të vjetër që i përkisnin shekullit të XVIII.

Kisha e Shën Mërisë në Tempull është ndërtuar në vitin 1776. Kjo kishë është e tipit bazilikal trenefësh, me përmasa të brendshme 12.9 metra e gjatë dhe 10.7 metra e gjerë. Kisha është e ndërtuar me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje, të vendosur në muraturë në mënyrë jo shumë të rregullt. Përjashtim bën apsida dhe pjesa e poshtme e murit lindor. Ajo janë ndërtuar me gurë të skalitur dhe janë gjallëruar me një varg nikesh të larta e të kurorëzuara me harqe, që jep përshtypjen e një harkate të rrafshët e të verbër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›