E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, digjen parcelat me kanabis

24/07/2009  Operacioni në gjithë zonat e thella

Drejtuesit e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës janë angazhuar maksimalisht në luftën për identifikimin dhe asgjësimin e çdo rrënje canabis sattiva që është kultivuar në zonat e thella malore të këtij qarku. Përgjatë dy javëve të fundit aksionet e efektivave të kësaj drejtorie policie kanë arritur të identifikojnë dhe djegin me mijëra rrënjë bimë narkotike që ishin mbjellë në zona të ndryshme të malësive të qarkut të Shkodrës. Gjatë operacionit më të fundit policia e Shkodrës mundi të gjejë dhe asgjësojë 1560 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva, të cilat ishin kultivuar në zonat e thella dhe të shpyllëzuara të komunës Guri i Zi. Ndërhyrja e efektivave të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës, në bashkëpunim me forcat e repartit të FNSH-së u konkretizua me sukses tek kodrat e fshatit Mazrek, të komunës Gur i Zi të rrethit të Shkodrës. Konkretisht: Në vendin e quajtur “Qaf Manza” të fshatit Mazrek, komuna Gur i Zi Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm u gjetën 6 parcela me 710 rrënjë. Në vendin e quajtur “Kodra e Brahimajve” të fshatit Mazrek, komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm u gjetën 6 parcela me 420 rrënjë, bimë narkotike cannabis sattiva. Në vendin e quajtur “Përoi i Brahimajve” të fshatit Mazrek, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar u gjeten 5 parcela me 430 rrënjë bimë cannabis sattiva. Të gjitha bimët narkotike u gjetën në një territor pa pronar të ligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›