Helmohen 30 nxënës, mbyllet shkolla
Autori i Lajmit: red.
Rëndohet situata në shkollën e Fushë-Kuqes. Gjatë ditës së djeshme, 30 nxënës të shkollës së mesme të fshatit Gorre në Laç kanë shfaqur çrregullime mendore, si shenja histerie. Mësohet se 26 prej tyre janë shtruar në spitalin e Laçit dhe 4 janë dërguar për kurim në Lezhë. Ata kanë rënë në kontakt me një qese helmi që është gjetur në korridoret e shkollës. Mjekët që janë kujdesuar për adoleshentët bëjnë të ditur se ata kanë kaluar një shok psikologjik pas ngjarjes, pasi në asnjë prej analizave nuk rezulton që pacientët të jenë të helmuar. Drejt qytetit të Laçit, ku janë të shtruar fëmijët, është nisur një ekip me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë. Mësohet nga burimet e policisë së Laçit se të gjithë fëmijët me komplikacione janë të gjinisë femërore gjë që të çon në dyshimin se qesja përmbante fostoksinë. Gjithsesi, përgjigjja e analizave ende nuk ka dalë. Por nisur nga fakti se komplikacione kanë pasur vetëm nxënëset e rëna në kontakt me helmin, dyshohet për fostoksinë. Qesja kishte shkronja kineze dhe policia po bën hetime intensive për faktin se si u gjet ky helm në ambientet e shkollës. Ndërkaq që Drejtoria Arsimore ka vendosur që, përkohësisht, të mbyllë shkollën, ku deri tani janë 14 persona të helmuar, nga një pako misterioze, e gjetur në një klasë.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008