Panairi librit në Frankfurt, Kosova përfaqësohet denjësisht
Autori i Lajmit: red.
Është traditë prej gati gjysmë shekulli. Dhe ndodh çdo vit në stinën e vjeshtës. Për rreth një javë magjia e librit pushton Frankfurtin dhe gjithë botën e adhuruesve të librit. Ky Panair është më i madhi dhe me i rëndësishmi në botë. Më shumë se 7 mijë shtëpi botuese nga 101 vendet do të jenë të pranishme këtë vit. Gjithsej 400 mijë libra të rinj do të prezantohen në këtë aktivitet kulturor botëror ndërkohë që në vitin 1949 ishin 10 mijë tituj. Në këtë panair prezantohet këtë vit edhe Kosova si shteti më i ri. Në sallën numër 6 të panairit të Frankfurtit, është vendosur një stendë shumë e madhe ku shkruhet ”Republika e Kosovës” dhe ku pasqyrohen pamje nga ky vend. Nëpër stenda janë vendosur librat më të fundit nga shtëpitë botuese si: Faik Konica, Dukagjini, Altini, Koha, Instituti Albanologjik dhe nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës. I pranishëm në aktivitetet e panairit ishte edhe ministri i kulurës, rinisë dhe sporteve të Kosovës, Valton Beqiri.
Kina, e ftuar më 2009
Kina, shteti që ka një censurë të fortë dhe ku të drejtat e njeriut respektohen më pak. Boos reagon ndaj kritikave: “Në Kinë ne kemi pasur pas revolucionit kulturor ndërprerje të kulturës tradicionale. Askush nuk shkruajti më dhe trashëgimia letrare u zhduk. Unë besoj, se për këtë arsye ne duhet të shkojmë atje, sepse atje po zhvillohet diçka e re. Nga shtëpia e vetme botuese shtetërore janë krijuar shtëpitë e para të pavarura dhe ne duhet ti mbështesim. Tani ekziston mendimi pluralist dhe nuk kemi të bëjmë vetëm me një mendim, me librin. Atje nuk ka më vetëm libra me citate të Maos, por edhe libra të tjerë. Kina, dhe po ashtu India janë aktualisht vendet që kanë tregun më të madh të rritjes ekonomike në botë. Në të dyja këto vende panairi i librit është i përfaqësuar me zyrat e veta. Në Kinë panairi i Frankfurtit është shumë i angazhuar duke mbështetur shtëpitë botuese private që deri tani, pjesën më të madhe e ka pasur shteti”.
Kina dhe India tregje interesante për librin
“Në Indi situara është e ndryshme. Ai është një vend me rreth 20 gjuhë zyrtare, për të cilat ne nuk dijmë asgjë. Ne njohim autorë indianë që janë përkthyer në anglisht dhe nga anglishtja në gjermanisht. Por në në urdu, hindu dhe në shumë gjuhë lokale, që nuk janë pak, por që fliten nga qindra miliona njerëz ne nuk i njohim. Dhe kjo është e mjaftueshme që ne të shkojmë atje për të mbështetur botuesit indianë, që janë rreth 3 mijë dhe janë aktiv në gjithë botën, nga Afrika e Jugut deri në Moskë”.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008