Plagoset me thikë në mes të Shkodrës 24-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur dje paradite në qytetin e Shkodrës. Ka qenë ora 10:30 kur në qendër të qytetit, te sheshi "Isa Boletini", një vajzë 24 vjeçe, me inicialet S.L., banuese në fshatin Bërdicë, është goditur me thikë në shpatull nga ish i fejuari, i cili vetëm pak orë më pas është prangosur nga policia lokale.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës që gjendej e shtrirë në mes të rrugës e gjakosur, duke e dërguar atë menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës. Vajza i është nënshtruar një ndërhyrjeje dhe burime nga spitali bëjnë të ditur se tashmë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se autori i plagosjes është ish i fejuari i vajzës, Edmir Mehaj, edhe ky banues në fshatin Bërdicë. Çifti kishte 8 muaj që ishte ndarë, por duket se kjo nuk është pranuar lehtë nga Mehaj. Në shenjë hakmarrjeje, ai e ka goditur 24-vjeçaren me thikë në shpatull.
Ndërkohë, dëshmitarët e rastësishëm në vendngjarje kanë treguar se vajza nuk ka qenë e shoqëruar në momentin që është sulmuar. Fare pranë saj është afruar një person me motor dhe kokore dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, personi që ishte në motor ka zbritur dhe pa hequr kokoren ka nxjerrë një thikë dhe me të ka goditur një herë në shpatull vajzën.
Sipas dëshmive të dhëna nga dëshmitarët okularë, autori pas ngjarjes është larguar me vrap, duke lënë në tokë motorin. Vetëm pak metra më tutje ai ka hequr kokoren, të cilën e ka hedhur përtokë.
Skena ka shkaktuar panik te kalimtarët e shumtë, të cilët janë tmerruar teksa shihnin një vajzë të goditej me thikë. Ngjarja në fjalë, e ndodhur në mes të ditës, për më tepër mbi një femër, në një nga rrugët kryesore të qytetit, ka tronditur opinionin shkodran.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë sapo janë sinjalizuar për ngjarjen. Pas hetimeve paraprake në vendngjarje, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe kanë identifikuar autorin dhe zbardhur motivin e plagosjes.
Efektivët e policisë janë vënë në kërkim të Mehajt, i cili është prangosur vetëm tri orë pas ngjarjes.
Policia, pasi ka marrë informacione nga agjentët e saj në terren, ka bërë të mundur të lokalizojë vendin ku ishte fshehur autori. Ai ishte fshehur në banesën e një të afërmit të tij, në fshatin Bërdicë. Thirrjes së policisë për t‘u dorëzuar Mehja i është përgjigjur pa shfaqur rezistencë.
Ndërkohë mësohet se vajza, pas mjekimit të marrë, është dërguar për në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga forca policore për arsye sigurie. Tashmë për policinë ngjarja e ndodhur ligjërisht klasifikohet e mbyllur, me autor të prangosur dhe motive të zbardhura. Tani materialet do t‘u kalojnë për gjykim organeve kompetente.
Por frika se mes familjeve do ndërmerret ndonjë veprim hakmarrës ka bërë që policia të vendosë agjentët e saj në fshatin ku banojnë dy familjet, dikur mike me njëra-tjetrën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë.