E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hemilton e Fetel, helm dhe mërzi ndaj skuadrave

Formula 1 Anglezi sulmon MekLaren: “Pse më futën në bokse”. Gjermani, kundër Red Bullit: “Makina me shumë probleme”

Dita pas garës së Australisë, Formula 1 zgjohet nga një furi e përgjithshme dhe e pakuptueshme. Menjëherë pas spektaklit në Melburn, të gjitha skuadrat e mëdha, përjashto Ferrarin, gjenden vetëm duke u përballur me llogari të brendshme. Më i dhunshmi ndër të cilët është pa dyshim ai që po zhvillohet te MekLaren, ku është një Ljuis Hemilton i pakontrollueshëm. “Skuadra hodhi tutje një dopjetë, shprehet ashpër ai, ka gabuar strategji dhe më ka penalizuar”. Shpjegimi i anglezit është një ankim i vazhdueshëm: “U nisa nga vendi i 11, por bëra garën e jetës time. Gomat ishin ‘ok’, bëra një nisje të mirë dhe menjëherë fillova të rikuperoj pozicione, deri tek i treti. Isha i treti, e përsëris. Shumë i lumtur, sepse makina po ecte mirë, dhe më futën në bokse për të ndryshuar gomat. Nuk e di përse e bënë këtë”. Nuk e thotë, por është evidente që prapa fshihet dyshimi, se në skuadër dikush po favorizon Batënin më shumë sesa ata. Frikë? Sugjestion? Fantazi? “Me këtë lëvizje kemi humbur një dopjetë të bukur. Ndoshta do të kisha ndonjë vështirësi në fund, por është pikërisht ajo që bënë të tjerët”. Irritimi i Hemilton është shumë i ngjashëm me atë të Sebastian Fetel, i cili po lëkund Red Bullin. “Këtë herë vërtet ma nxinë jetën, shpërtheu ai sapo zbriti nga makina. Jemi të gjithë që po japim maksimumin si të çmendur, duke kërkuar të bëjmë më të mirën dhe makina vazhdon të ketë probleme. E di, nuk është faji i askujt, por me të vërtetë ka ardhur momenti për ta mbyllur këtë histori dhe ta përfundojmë të paktën garën, shpresojmë të shikojmë flamurin e kutia shahu në Malajzi”. Irritimi i Fetel shpjegohet kështu: ka makinën më të mirë, është piloti më i shpejtë, por akoma është në kuotën e zero pikëve për shkak të defekteve të makinës. Në Bahrein ishte misterioz problemi elektrik. Në Australi iu këputën frenat: “Ishte vërtet gjynah”. Ndërsa Ferrari shikon të tjerët të zihen dhe shijon momentin e mirë të pilotëve të tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›