Dëmtohet Iniesta, mungon të mërkurën
Barcelona
Andres Iniesta ka pësuar një kontraktim muskulor dhe do të jetë i detyruar të mungojë 10 ditë. Në këtë mënyrë, mesfushori i Barcelonës nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola për ndeshjen e parë çerekfinale në Champions kundër Arsenalit, në “Emirates Stadium” të Londrës. Iniesta u dëmtua të shtunën, në takimin me Majorkën dhe u largua nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Ai pritet të mungojë edhe në sfidën e La Ligas, ku Barça do të presë në fushën e saj, Athletik Bilbaon.
#